Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për mjedisin, protestat tregojnë ndryshimin e shoqërisë shqiptare

20 Korrik 2026, 13:20Politika TEMA
Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për mjedisin,

Kryeministri Rama njoftoi të hënën progresin e Shqipërisë sa i përket performancës së saj mjedisore dhe me këtë lajm komentoi edhe protestat që prej mbi 40 ditësh vazhdojnë në rrugët e Tiranës, duke i cilësuar si një fitore të qytetërimit, sepse sipas tij tregojnë që bashkë me Shqipërinë, kanë ndryshuar edhe shqiptarët.

Duke iu referuar të dhënave të publikuara Environmental Performance Index 2026, Rama tha se indeksi global për performancën mjedisore i publikuar sot, e rendit vendin tonë ë parën në Ballkanin Peëndimor të 46-tën nga 177 vende të botës me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit.

Fjala e plotë:

Përshëndetje! Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet. U thanë shumë gjëra, u shkruan edhe më shumë, u ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekëta. Dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin, por realiteti flet. 

Environmental Performance Index 2026, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore, sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor, të 46-ën nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit. 

Ndërsa për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21 në botë. 

Dhe këto nuk janë vlerësimet që ne i kemi bërë vetes, largqoftë, por janë përfundimet e institucioneve ndërkombëtare dhe akademike, të cilat prej një çerek shekulli masin me konsensus global, me të njëjtën metodologji performancën mjedisore të vendeve të botës.

Por sinqerisht ajo që mua personalisht më gëzon më shumë sesa renditja është fakti se kjo renditje tregon rrugën që kemi bërë. Nuk kanë kaluar shumë vite që Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, i gjuetisë së egër të shfarosjes kriminale të shumë specieve, i lumenjve të kthyer në vend grumbullime mbetjesh dhe i një shteti që shpesh nuk kishte as mundësi, as instrumente, as kulturën për mbrojtjen natyrës por mbi të gjitha vëmendje.

Sot jemi një vend krejt tjetër edhe në këtë aspekt. Madje, kemi arritur deri aty sa të zhvillojmë protesta të mëdha për mjedisin dhe kjo pavarësisht çdo ekzagjerimi, manipulimi apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit atyre protestave është në vetvete një arritje e madhe e shoqërisë. Sepse prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamengot, për lagunat, për pyjet apo për biodiversitetin, tregon se bashkë me Shqipërinë që ka ndryshuar, edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar. 

Kjo është fitore qytetërimi.

Një shoqëri që debaton për natyrën është shumë e shumë më përpara se sa një shoqëri që e sheh në heshtje shkatërrimin e saj, siç ishte shoqëria e deri para 10 vjetëve. Prandaj unë nuk kam parë kurrë armiq tek ata që duan sinqerisht natyrën edhe kur nuk ndaj të njëjtin mendim me ta. Përkundrazi, ata më kujtojnë dhe duhet të na kujtojnë se zhvillimi nuk mund të jetë kurrë një justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara dhe që duhet t'ua dorëzojmë më të mirë brezave që i përkasin të ardhmes.

A do të thotë kjo se ne kemi bërë gjithçka si duhet përderisa indeksi na ngre kaq lart? Sigurisht që jo. Sigurisht që jo. Sepse kush punon gabon, kush ndërton bën edhe zgjedhje të vështira e ndër to edhe zgjedhje të gabuara. 

Kush qeveris nuk mund të pretendojë se ka gjithmonë të drejtë e jo më të ketë gjithmonë të drejtë. 

Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shumë për të mësuar, edhe ne kemi ende shumë për të përmirësuar. Prandaj, ky raport nuk është një medalje për t'u vetëkënaqur dhe as për t'ia u përplasur në fytyrë atyre që mendojnë ndryshe nga unë, por është një përgjegjësi shumë e madhe dhe një kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë, të korrigjojmë më shpejt kur është e nevojshme dhe të mbrojmë me edhe më shumë vendosmëri ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyrës, ama duke mos i harruar kurrë faktet, sepse Shqipëria europiane nuk ndërtohet as duke zgjedhur mes ekonomisë dhe mjedisit dhe as duke e zgjedhur mes zhurmës dhe fakteve.

Ajo ndërtohet duke i bërë të ecin së bashku ekonomia, mjedisi dhe faktet. Dhe nëse sot bota na thotë se kemi bërë një rrugë kaq të gjatë për mirë, përgjigja e mençur nuk është thjesht krenaria për rrugën e bërë, por është përulësia për të pranuar se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe po ashtu vendosmëria për ta bërë atë edhe shumë më mirë.

Ky është detyrimi ynë ndaj Shqipërisë dhe kjo është fjala ime pas një raporti që më bën sinqerisht krenar për gjithçka kemi bërë. Por nga ana tjetër, më bind se reflektimi i premtuar për atë që na vuri përpara pasqyra e bulevardit të flamengove është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm dhe së shpejti do ta keni dhe atë.

35 Komente

  1. A
    Aron

    E para per smokun dhe ndotjen dhe kancereve qe kan shperdhyer si rezultat.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ramhajduti

      Patjeter qe protestat jane edhe per mjedisin. Por ne radhe te PARE jane per korrupsionin, vjedhjet dhe dhunen e ram hajdutit

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Besoj se KMinistri është modest, s’è Shqiperia duhet të jetë e dyta në Europë. Nuk e Shikoni që shkojnë të gjithë për të kërkuar strehim politik ( përveç nen kryeministrave qe shkojnë ne Zvicër për sport).

        Përgjigjjuni
        1. M
          Maverick

          Po pse vetem smogu qe vjen kryesisht nga ndertimet dhe djegia plehrave?? More KM bastard,te gjitha ujrat e zeza derdhen ne det lumenj,plehrat,mbetjet nafte, perfundojne ne lumenj dhe dete.Sa here kane dale plehrat tona ne Kroaci dhe Mal te Zi,eshte bere problem ne media rajonale ,ju kane derguar dhe note proteste nga Kroacia. Po Lana?I vetmi lum ne Evrope dhe bote me ujra te zeza full qe kalon mes qytetit duke mbushur me baktere dhe ere fekalesh ajrin qe thithin njerezit e shkrete.Lanes i kane mbjelle dhe dy lule gjasme dmth dhe e kane bere mut me lule Po perpunimi imagjinar me incenerator i plehrave ne Tirane,Elb dhe Fr?? Po qe Tirana dhe sidomos periferia nuk ka uje te rrjedhshem?! Vjen vetem 30-45minuta ne dite ,gjithashtu dhe bregdeti pa uje dhe Shqiperia ne pergjithesi pa uje te rrjedhshem,pa perpunim plehrash ,pa perpunim biologjik te ujrave te zeza. Po si nuk ke turp mor mashtrues ordiner??!!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berati

            Thonj papreri e ka bere Shqiperine drite.

            Përgjigjjuni
          2. a
            astrit

            O Rama avash mor burrë se në Shqipëri jetojmë. Dhe rrena ka një kufi! Këto 35 vjet të ashtuquajtur demokraci natyra shqiptare është përdhunar nga shteti e babzitja e shqiptarëve në mënyrën më makabre.Hiq dorë nga kjo mënyrë sjellje se ma keq do ti kesh sheshet e mbushur me protestues kundër teje.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tritas

              Nuk ka 35 vjet Rama në pushtet. Raporti flet për 10 vjetët e fundit, apo deri te titulli shkove.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Shoqeria shqiptare

              Duket qarte qe ky s ka lidhje me realitetin. Padyshim shoqeria shqiptare ka ndryshuar, prandaj kerkohet rrenjesisht ndryshimi i gjithe ketij sistemi te ndyre politik. Parlament me injorante dhe me hajdute se keta, nuk ka pas ndonjehere Shqiperia

              Përgjigjjuni
              1. P
                Protesta vazhdon…

                I semuri i surrelit, vazhdon pa reshtur te ekspozoje symptoma te renduara te semundjes mendore: Protestat popullore,per ta qeruar ate nga karrigia qe mbas se bashku me vezire- cingijat dhe vezir- dylberat e tij e quan fitore te ” qyteterimit”.Qyteterimi i vertete qe i ka dhuruar ky i semure mendor dhe diabolik ketij vendi, jane shkaterrimi i etnise se ketij kombi, pastrimi etnik i gjysmes se popullsise. Shakaterrim dhe renim i i industrise bujqesise, shendetsis, arsimit etj, prandaj duhej te ish qeruar nje ore e me pare dhe vene para pergjegjesise.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mutdhënësi

                  Na more ti protestës, e di ç'ke ti ? Ha mut ha, ka sa të duash përgjigjem unë për furnizimin .

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Deri ketu kundermon

                    Normal, nje si ty, produkt qenef surreli, nuk do jete e larhet dita, kur do te perfundoni ne gjirizin e madh, me ne krye ajetollahun tuaj te dhjere.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rama----> Mutngrenesi

                      Rama dhe ti vetem mut prodhoni e hengshi dhe ju befte mire. Qeveri muti qe duhet shporret nje ore e me pare se po shkatrron vendin.

                      Përgjigjjuni
                  2. G
                    Gaetano

                    Nuk je, por thjesht te kane bere maro mokra ne film. Zhurme, sa shume zhurme. Ndjeste paste doktor flori me shpirtin e tij ti kendonte lindjes se diellit, ne krahasim te ceres se fytyres tende me perendim te diellit. Sepse ti si berisha keni dicka ne shpirt, infioritet dhe urretje per te qenit te barabarte. Ti as ai halja nuk e kaloni dot bregun e pare ne det, apo shprehja, ja sheshi ja meidani.. Se nuk ndieni krenar per vehten. Ska me te poshter ne jete njeriu te ule koken, apo te kthej koken pas nga frika. Fundja, une jam askushi, po qe se rruajta ndonje here per enver e per sali. Po ti rame? Je bleona qereti? Si gjithmone ta fusin, ti nuk fut. Bohu burr nje here ne jete. Bej ate qe Fundja nano nuk ishte na i far burri, po meidanin ne duel e la te hapur Beje dhe ndiesh njeri ne radhe te pare.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koment.

                      Ta tha dhe Marta Kos që duhet të shfuqizosh ligjin e 2024 për zonat e mbrojtura. Lëre propagandën, se mjedisin e kullave dhe betonit në Tiranë e bregdet s'mund ta quash zhvillim dhe mbrojtje mjedisi.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Humoristi

                        Mirditoret kane nje shprehje:"Pritna Zot rrezikun!?Sa rren ky piktori me letike bardhoku,nuk gjendet asnje ne Mirdite!?

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Berti

                          Ha ha ha, as Merua nuk i beson keto broçkulla o kapterr Ramiu.Ku jeton ti o pallosh,per budallej do ba besh.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ariu

                            OOOOOOOOOOOOOOOOO Mutedhenes mut pace , e hangesh brez pas brezi AMEN , Poshte grabitsat ne 35 vjet e ropen populin , e shtien atedheun , det e toke, jane ortake pastrojne miljardatqe i vodhen popullit

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sthshgr

                              O KM, eshte e vertete se deri tani ia ke dale ta nenshtrosh, ta varferosh, ta perqeshesh, ta injorosh e ta paksosh popullin shqiptar, por nuk ia ke arritur ta mashtrosh, e tabudallepsesh Nje rini e tere, shumica e tecileve kane pare diellin per here te pare kur ishe ne pushtet jane ngrtur kunder tjeje dhe po ti numerojne fap e fap te gjitha mynzyrat qe i ke beere e po i ben Shqiperise dhe shqiptareve dhe kjo eshte matesi me i sakte se nuk ke mashtruar askend dhe nuk mashtron dot askend sepse faktet flasin me shume se cdo propogande.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Detari

                                Hahahaha i shkreti eshte per burg

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aron

                                  Vec perpara, fjalet e tjera i merr era.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Aron

                                    Bjeri defit per Ramen bjeri "Aron i Rreme".

                                    Përgjigjjuni
                                  2. B
                                    Ben

                                    What the fuck is he talking about? Kush e ka bere kete index o rrote? Shqiptaret e dine se ku jetojne dhe nuk kane nevoje per keto vendet e para! U be me me keq se Enver Hoxha! Kujt i plasi per vendin e pare kur njerzit nuk kane me vend ku te shkojne! I keni mbushur plazhet me krevate!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Rruga e Dibres

                                      Bie dakort qe ne pergjithesi,ne trajtimin e ceshtjeve mjedisore ka progres ....... dhe qe gjithecka merr kohe ! POR,kudo ne territorka plehra dhe pisllek,jo vetem ne qytete,por ne rruget / "autostradat" dhe bile ne zonat turistike.... Shembull i keq Golemi !! Kush duhet ti pastroje ? Ne pjesen me te madhe Pushteti Lokal ! Ky nuk e ben,neglizhon dhe eshte pajtuar me pisllekun !! Psh,nga Zyrat e Bashkise se Golemit dhe ne te gjithe territorin dhe rruget e saj,nuk ka as edhe nje kosh mbeturinash,ku kembesori / turisti (ne kete periudhe gjate dites,disa pak mijera) te hedhe nje pakete cigare,letra,plastika lengjesh,etj.,etj.,as edhe nje per "fare" ! Shikoni unazen dytesore,qe lidh autostraden Tirane - Durres me Plepat,plehra kudo,plehra dhe pa pasterti !! Pushteti Lokal pergjegjes dhe Pushteti Qendror plotesisht i ambjentuar me PISLLEKUN !! Gjithecka tjeter eshte retorike ! Varferia pranohet ! Pislleku flet shume dhe eshte maskaralleku i atyre qe administrojne taksat ! Te gjith pushtetaret,te institucioneve qendrore dhe lokale,te te gjitha niveleve,ministra,deputete,etj.,shikojne dhe nuk reagojne ! Pra demostrojne pa pasterti,qe nis si "pa pasterti mendore" dhe me pas mbulon territorin ! Rruga e Dibres

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tini

                                        Nuk e keni fjalen per higjienen e mjedisit? Sado qe ka kosha ne cdo vend pa u vendosur gjoba per njerezit e pandergjegjshem eshte shume problem. Lagjet periferike :si rruga qe te con ne Guzum Baba, rruga te ish Aluizni jane per te ardhur keq. Me dhjetra turiste kalojne ne kembe. Nuk mohohet puna e Kryetares.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zot ruje Shqiperine

                                          Ik e Rame mos ne ngsterro! Fol vete ti si mendon, e mos perdore vlersimet e Instituckoneve te Rendesishme Nderkombetare. Protesta ka ekspertee vete qe flasin per nate dhe na gajasin. Merr shembull nga Nongrata qe gjene lloj lloj partish ne EuropaAmerika Latkne, Azia qe si pjerdh kudh, qe i potosit dhe sto i dergojne deklarata qe si beson askush. Edhe vete Berisha rrezim. Ato jand tamam sepse protesta i pelqen ato rrena. Se vete ata kane nja 50 dite qe rrejne gjithe, s'lodhen kurre!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            XXXL

                                            I semuri me kar-tele i Spitalin Nr.5 ne Tirane qe per infermjer ka pasur Mirin (vete e ka thene) sot Imzot Joani i Kishes Ortodokse.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Selimi

                                              Mendonim se ishte rëndë nga mendja por ky qenka keq dhe nga sytë. Të shkuara!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. o
                                                or taj...

                                                Ke te besojme: Kumbarin me skelet te syzeve ngjyre te kuqe apo me keto ngjyre bojeqielli, te dyja kane nje gje te perbashket qe jane per bythe-qire pasiv dhe te LGBTQQ .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Teodor

                                                  Shikoni po te njejtin indekst. Ne 2012 Shqiperia u rendit e para ne Rajon. Shikoni statistikat e te njejtit indekst. Sa per Info.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Alfred

                                                    Shporru o i semure psikik, hajdut kronik, i shitur koke e kembe! Nuk te shitet asnje brockull!!!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. x
                                                      xha Braho

                                                      Po cfare performance mjedisore ore gomar!! Po plehrat gjithshfaresh vetem behen sa nje mal kudo ne shqiperi e pastaj si pa dashje ju bie zjarri o funderine. Po i ke pare rruget sa pis jane dhe sa pa edukate jane njerzit qe peshtyjne ne toke cdo gje, shishe, bishta cigaresh, kartona picash, mut qensh, kanoce te zbrazura etj. Po ujrat e zeza more koqe a filtrohen perpara se te shkojne neper lumenje apo ne det? Po gazi karbonik e squfuri qe del si tym oxhaku nga skapamentot e makinave mer tyc?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. F
                                                        Foni

                                                        Bukur na i shpjegon arsyet kryeministri pse njerzit janë ngritur në protestë! Sipas tij demostruesit nuk kanë hallin e jetës së tyre, kjo sepse tashmë, nën udhëheqjen e tij ata nuk kanë asnjë hall, por janë ngritur vetëm për mjedisin dhe lumturinë e shpendëve në lagunën e Zvërnecit dhe të Nartës!! Por sipas tij, edhe për këtë janë shqetsuar pak si shumë, sepse faktet flasin vetë, që për mjedisin jemi të parët në Ballkanin perëndimor, të dytët në Ballkanin jugor dhe të katërtit në Ballkanin Verior. Por, po ashtu ”të 46-ët nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit.Ndërsa për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21 në botë."....... Sa mirë do të bënte Zoti kryeministër t'na sqaronte edhe arsyen, se përse demostruesit shpërdorojnë pa kuptim vezët, duke qëlluar me to pa bërë dallime mbi deputetët e të dy krahëve të këtij parlamenti të nderuar?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          L

                                                          Foni je Fantastik. Gaz pac!

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. A
                                                          ALB Patriot

                                                          ????????????????????????????????????????

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Pet,

                                                            Vetem per me shiku se cfare ngjyre i ka syzet , kaq vlen artikulli. Eshte bere bajat me shume se Sala, me keto 'arritje' madheshtore te qeverisjes se tij.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje