Deklaratat e ministres serbe për Integrimin Evropian, Snezhana Paunoviç, se Kosova do të duhej të ishte “spastruar etnikisht”, kanë shkaktuar debate në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë.
Përfaqësuesit e PD kërkuan që Komisioni të miratonte një deklaratë dënuese ndaj deklaratave të zyrtares serbe, duke i cilësuar ato si nxitje të ideologjive që lidhen me spastrimin etnik dhe relativizimin e krimeve të regjimit të Sllobodan Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, akuzoi mazhorancën për mungesë reagimi dhe kërkoi që Shqipëria të ndërmarrë hapa diplomatikë ndaj Serbisë, përfshirë shpalljen e Paunoviç si person “non grata”, thirrjen e ambasadorit serb dhe paraqitjen e një note proteste.
"Kur sulmohet historia e Kosovës, kur relativizohen krimet e regjimit të Millosheviçit dhe justifikohet spastrimi etnik i shqiptarëve, Shqipëria nuk mund të heshtë.
Ne kërkojmë shpalljen e saj non grata, inicimin e procedurave ligjore dhe një reagim diplomatik nga qeveria shqiptare.
Po kështu i kërkojmë qeverisë të thërras ambasadorin e Serbisë ti paraqesin notë zyrtare proteste.
Propozoi që Komisioni të miratonte një deklaratë të përbashkët ku të dënoheshin deklaratat e ministres serbe, të shprehej solidaritet me Republikën e Kosovës dhe t’i kërkohej qeverisë të ndërmerrte masa diplomatike"
Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deklaroi se qëndrimi i mazhorancës socialiste ishte shprehur përmes Kryeministrit, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe drejtuesit të grupit parlamentar.
Hasani kundërshtoi kërkesën e opozitës për një deklaratë të veçantë nga Komisioni dhe tha se nuk do t’i bashkohej një nisme të tillë.
"Mazhoranca socialiste, siç e thashë, është shprehur përmes kryeministrit, ministrit të Jashtëm dhe kryetarit të grupit parlamentar.
Unë nuk kam asnjë dëshirë t’ju bashkohem juve, aleatëve të Millosheviçit dhe Vuçiçit, për asnjë deklaratë.
Nuk hedh asgjë në votim"
Pas debatit, mbledhja e Komisionit vijoi me shqyrtimin dhe votimin e pikave të tjera të rendit të ditës, si dhe me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme.
Të lumtë Igli Hasani
Vokshi me kompani jan hipokrit !
Te beje politike te jashme Vjollca VOKSHI dhe Tritan SHEHU eshte njelloj si ti thuash dites nat.
Pergjigje e qarte dhe me integritet, opozite hipokrite qe perpiqet te perdore me kot cdo ngjarje por kur vjen puna per gjerat qe duhet heshtin.
PD i djeg keq te qenit parti pro-serbe qe prej kohes se Milloshevicit. PD e krijoi Serbia duke vene me dhune ne krye te saj Saliun asetin e UDB.