Azgan Haklaj: Berisha do t’ia lërë PD-në Argitës, non-grata nuk i është hequr!

20 Korrik 2026, 22:15Politika TEMA
Azgan Haklaj: Berisha do t’ia lërë PD-në Argitës,

​Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, ka thyer heshtjen përmes një interviste të gjatë të dhënë për Albania Newscast me gazetarin Arbër Hitaj. Haklaj ka bërë një analizë te fortë të aktualitetit politik në vend, zhvillimeve rreth protestave, aksionit të SPAK-ut ndaj figurave politike, si dhe betejës së brendshme për drejtimin e PD-së.

​"Presin më kot në PD, Berisha do ia lërë partinë familjes"

​Duke komentuar lëvizjet e fundit brenda grupit të Sali Berishës dhe pozicionimin e figurave të ndryshme, Haklaj u shpreh se shpresat e disave për të marrë drejtimin e partisë janë të kotë.

​"E kanë të kotë në PD që presin të ikë Berisha e ta marrin partinë. Është afruar në pozicione Belind Këlliçi. Ndërkohë është larguar Edi Paloka, Luciano Boçi, apo u rri përsëri mbrapa Flamur Noka. Por ata presin më kot se nuk e njohin mirë Sali Berishën. Ai do ta trashëgojë te familja e tij partine, dhe Argita Berisha do të jetë ajo që do e marrë këtë forcë e ta drejtojë. Mbajeni mend këtë që po ju them!" — deklaroi Haklaj.

​Prapaskena e "non-gratës": Sanksionet nuk janë hequr

​Lidhur me pretendimet e fundit për heqjen e sanksioneve dhe statusit "non-grata" ndaj Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-deputeti u shpreh prerë se bëhet fjalë për një dezinformim.

​"Në lidhje me 'non-gratën', Berisha gënjen. Nuk i është hequr, thjesht e kanë si hapësirë për probleme me shëndetin që të mund të shkojë për vizitë, por sanksionet nuk janë hequr. Nëse do të ishin hequr, Berisha do kishte ikur që sot në SHBA — lekët i ka dhe me bollëk," tha ai gjatë intervistës.

​"Basha dhe euroatlantikët do të rikthehen fuqishëm"

​Në pjesën tjetër të bisedës, Haklaj ndaloi te pozicionimi i demokratëve euroatlantikë dhe beteja ligjore për vulën e Partisë Demokratike. Ai konfirmoi se aksioni politik do të vijojë krah Lulzim Bashës, duke pritur vendimmarrjen e ardhshme nga Gjykata e Lartë pas rekursit të dorëzuar.

​Sipas Haklajt, grupi i euroatlantikëve nuk është tërhequr nga skena politike, përkundrazi, ai parashikon një rikthim të fuqishëm të Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij në përballjen e ardhshme politike në vend

5 Komente

  1. K
    Kapterri

    Ja dhe budallai tjeter del ne skene.

    Përgjigjjuni
    1. N
      No shantazh, just help per ...

      Heshtja e Trumpit kur mediat prestogjose implikojne Vajzen e tij dhe dhendrin pa i permendur emrin eshte e rrezikshme! Bluzzinje, bluzebardhe, bluzbezhe, qeleshe me shkab jeni tashme te identifikuar dhe paguar si si aplikacion qe ju drejtojne .... x. Historia me patronanizhizt eshte loje e madhe e zbulimeve te nderthurura. Beni kujdes!

      Përgjigjjuni
      1. O
        One

        Dhe Argita do tja ler goces se vet. ca ka ketu per tu cuditur. Kur nuk cuditen demokratet…

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lali

          Azgan ja ke fut kot. Basha flokellaku, eshte djegur njehere e mire nga skena politike. Mjafton te mos denohet per 21 janarin, rugen e kombit, detin grekeve dhe vjedhjet.Eshte karte e bere shkrumb e hi. Mos shih endra azgan, bejne vaki dhe dalin.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Uuuuuuu

            Ky eshte i goditur. Nuk na mjaftoje mythologie e kazaneve te mbremjes si polici Prençi , Artan Hoxha , Klodiana Lala , Pano Sako Roméo Kari Lubonja Shkullaku Preç Zogaj Kthupi Abilekaj Çurri Robert Kaka Papa Sonila siliconi Krasta Barbaramo Rakipillari Peka Duma Abilekaj Hitaj Rakipi......na duhesh dhe ky koke patate

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje