Nga bllokimi i seancës te firmat e harruara: paradoksi i PD-së për Avokatin e Popullit

20 Korrik 2026, 17:05Politika TEMA
Nga bllokimi i seancës te firmat e harruara: paradoksi i PD-së

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me tensione të forta, pasi opozita bllokoi foltoren për të penguar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi paraqitjen e Shabanit në Kuvend si një provokim, duke deklaruar se ai është zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe se çështja ndodhet ende në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi e akuzoi Shabanin se është “ushtar i Ramës” dhe kërkoi largimin e tij nga salla, ndërsa deputetët demokratë rrethuan foltoren, duke detyruar drejtuesin e seancës, Niko Peleshi, të ndërpresë punimet për pesë minuta.

Megjithatë, përtej përplasjes politike të sotme, një fakt mbetet i vështirë për t’u anashkaluar. Jo më larg se gjashtë muaj më parë, një numër deputetësh të Partisë Demokratike kishin firmosur vetë mbështetjen për kandidaturën e Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit.

Kjo ngre një pyetje të pashmangshme: çfarë ka ndryshuar në vetëm gjashtë muaj? A ka ndryshuar Endri Shabani, apo ka ndryshuar qëndrimi politik i Partisë Demokratike?

Ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të japë fjalën e saj për ligjshmërinë e procedurës, firmat e vetë deputetëve demokratë mbeten një fakt politik që e bën shumë më të vështirë narrativën e ndërtuar sot në sallën e Kuvendit. Kjo sepse, para se të cilësohej “ushtar i Ramës”, Shabani ishte një emër që një pjesë e opozitës kishte zgjedhur ta mbështeste me firmën e saj./VNA

4 Komente

  1. T
    Tani

    Mulimizimi i PD-se u arrit me sukses,tani na duhet te Mulimizohet dhe Kuvendi i Shqiperise.O burra cuna se dhe pak na ka mbetur........

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi

      Po ku eshte per avokat ky shashtimenoja!? O Shabon qosja, ik me te mire vete , shko kullot dhite ,se I ke ra me qafe asaj pune. Me mire do ta bente mandi I wish tulle, si sozia jote ,avukatin e barinjve....

      Përgjigjjuni
      1. D
        Derrkuci Çufo

        Në koleksionin e idjotëve dhe kotësirave shtetërore mungonte edhe ky bubi kaçurrel

        Përgjigjjuni
        1. K
          K O R C A

          Gazetare leshi , shkruani vetem ato qe kini fiksuar ne rradaken tuaj ! Pse nuk thoni asnje fjale : A raportoi me ne fund avokati i popullit , apo nuk u lejua fare te flase ? A pati diskutime rreth raportimit te tij ? Per ke i jepni keto qe kujtoni se perbejne lajm ?!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje