Kaosi vazhdon në Kuvend, opozita nuk lëshon foltoren! Peleshi: Respektoni rregulloren, seanca ndërpritet sërish!

20 Korrik 2026, 15:47Politika TEMA
Kaosi vazhdon në Kuvend, opozita nuk lëshon foltoren! Peleshi:

Me rikthimin e seancës plenare pas pushimit të njoftuar pasi opozita bllokoi foltoren për të mos lejuar raportimin e Avokatit të Popullit, situata nuk ka ndryshuar. Deputetët e opozitës vijojnë të jenë te podiumi dhe injorojnë thirrjet e Niko Peleshit për të dëgjuar raportin.

Niko Peleshi: Nuk e kemi arenë gladiatorësh parlamentin. Lironi foltoren! Takojeni pas raportimit. Mos u impononi mendimin tuaj kolegëve të tjerë që janë ulur dhe po presin të dëgjonë raportin. Mos u bëni pengesë e zbatimit të Kushtetutës. Ju lutem uluni!

Niko Peleshi: Ka të tjerë që e njohin! Në këtë sallë jeni të detyruar të respektoni rregulloren dhe detyrimin e institucioneve të raportojnë. Uluni, nuk jeni këtu për forcën fizike! Nuk jemi këtu për përleshje! Jemi për të përplasur mendimet, jo kokat! Pa dëgjuar raportin, nuk mund të diskutojmë në ajër! Nuk ka shans t’i impononi Kuvendit rendin e ditës!

Seanca kaloi në pushimin e dytë, sërish 5 minuta.

3 Komente

  1. k
    k

    Jepini ndonjë kullë se qetsohen dhe bëhen bashkpunues.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PENICILINA

      talibnet qe nuk jane zjedhur nga populli

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeni i B

        Po kafshe ngelen , parlamenti duhet te vendos urgjent daljen jasht ligji PD si parti teroriste , e beri Greqia e pse mos ta bejme dhe ne , boll ka duruar ky popull ka 34 vjet me zjarvenasit e Shqiperise , vrasjet ne Gerdec , grushti shtetit ne 1998 , vrasjet ne bulevard , pengimin e seancave plenare , pengimin e Shqiperise per ne BE , çfare me keq se keto mund te beje nje parti teroriste ?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje