Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që projektligjet që lidhen me Kapitullin 17 të negociatave me Bashkimin Evropian të shqyrtohen së bashku në seancën e 23 korrikut, për të zhvilluar një diskutim të plotë mbi paketën ligjore.
"Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, duke qenë se ligji për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit është një ligj që ka të bëjë me detyrat dhe punën që po bën qeveria dhe grupi ynë negociator për kapitullin 17, dhe meqenëse janë edhe disa projektligje të tjera që ndërlidhen me kapitullin 17, propozoj që t’i bashkojmë të gjitha në një seancë.
Pra, në seancën e datës 23, atë pasardhëse, me qëllim që diskutimi të bëhet i plotë për të gjithë paketën e ligjeve që lidhet me kapitullin 17.
Dhe përfitoj nga rasti t’i përgëzoj kolegët ministrat, të cilët po punojnë për sa i përket përafrimit të legjislacionit me të drejtën komunitare të Bashkimit Evropian dhe me detyrimet e Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes për anëtarësim.
Kështu që kërkoj që ky projektligj të kalojë në seancën pasardhëse, siç e parashikon Rregullorja."
Më pas, Balla e mori sërish fjalën dhe kundërshtoi shpjegimin e votës pas votimit për ndryshimin e rendit të ditës, nga ana e deputetëve të opozitës sot në seancë, duke theksuar se Rregullorja e Kuvendit e ndalon një procedurë të tillë.
Sipas tij, për çështjet procedurale sqarimet "pro" dhe "kundër" bëhen vetëm përpara votimit, ndërsa pas votimit kjo e drejtë nuk ekziston. Balla paralajmëroi se lejimi i një praktike të tillë mund të krijojë precedent të gabuar në funksionimin e Kuvendit.
"E kërkova fjalën për procedurë për të sqaruar një moment, sepse abuzimi me rregulloren mund të kthehet edhe në këtë pikë si një "jetë normale" parlamentare. Pra, që të jetë e qartë: nuk ka shpjegim vote kur ka një votim për çështje të ndryshimit të rendit të ditës, pra neni 31, fraksion 2, dhe 49-3 për çështje të procedurës. Të lutem, pra, të lutem. Ne e kemi qartësuar këtë në rregullore dhe është nga ato rastet tipike kur sqarimi i votës bëhet përpara votimit dhe jo pa shkak kemi një "pro" dhe një "kundër" përpara votimit. Në momentin që ti sqaron që je kundër përpara votimit, pas votimit, për çfarë do të sqarosh prapë që ishe kundra?
Shpjegimi i votës "kundra" bëhet vetëm në rastin e votimit të amendamenteve, jo në rastin e çështjeve të procedurës. Pra, 49-3 për çështjet e procedurës është shumë i qartë: ta bën pjesën e sqarimit përpara, përpara se të shkosh në votim. Dhe këtu u bë, ishte një sqarim "pro" nga ana jonë që nuk u bë, sepse u njësua me pjesën e parë të prezantimit, dhe një sqarim "kundër" nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo historia që hyjmë në një, në një rrugë pa krye, që çdo deputet më pas të shpjegojë edhe votën "kundra", e kam për merak, jo për sot, se sot iku, por e kam për merak që mos kthehet në rrugë në momente të tjera. A, kur ka një amendament, dhe ne e dimë se si bëhet, e kemi pasur madje në rregulloren e vjetër, e kemi pasur më të zgjeruar, e kemi ndryshuar ndër vite, kemi ardhur në një model më të reduktuar. Faleminderit, kryetar."
Na knaqet me keto Kapitujt, fleme rehat deri Me 2030 pastaj del noj gja e re dhe Opa sna e futen europiont se Mungon firma e saliut
Keta kelyshet e Ripjelljes PS=LGBTQ se bashku me legenat pa moral te PD kane 35 vjet qe punojne per te perafruar legjislacionin shqiptar me ate te BE. Te dy Partite te dala nga mitra e pergjakur e Partise Komuniste kane nje gje te perbashket: Pavaresisht cfare aprovojne ne leter me ate fshijne bythen dhe zbatojne ato cfare u kane thene Sali Serbi me pare dhe sot Kumbari Rama, te dy antishqipttare.
A thua te jete "iniciative" e Tao Tao-s Balla e ketij fshatari nga fshatrat e Librazhdit shtyerja e paketes se ligjeve me 23 korrik, apo lexon letren e shkruar nga Kumbari Rama. Pas ketij Toyota Yaris e mbushur me 5 milion euro te bera dhurate nga grupet kriminale te droges se Elbasanit nuk llap me asnje doc apo doce, te gjithe eja ne rradhe aprovojne me kar-tonin jeshil.