Tabaku: Qeveria e do Europën si slogan, jo si sistem vlerash për qytetarët

20 Korrik 2026, 17:55Politika TEMA
Tabaku: Qeveria e do Europën si slogan, jo si sistem vlerash për

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi në Kuvend se integrimi europian nuk mund të reduktohet në konferenca, fotografi ceremoniale dhe mbyllje formale kapitujsh, ndërsa standardet europiane mungojnë në jetën e përditshme të qytetarëve.

Gjatë debatit parlamentar mbi raportin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Tabaku analizoi qasjen e qeverisë ndaj procesit të anëtarësimit, duke u ndalur te dy fusha kryesore: arsimi dhe sundimi i ligjit.

Sipas saj, qeveria e ka mbajtur procesin e integrimit larg publikut dhe e ka kufizuar atë në një proces burokratik, të zhvilluar në zyra dhe të shoqëruar me deklarata triumfaliste.

“Integrimi europian është një proces politik, njerëzor dhe shoqëror. Përfituesit e vërtetë duhet të jenë shqiptarët dhe jo mazhoranca apo politikanët”, u shpreh Tabaku.

Duke marrë arsimin si shembull, deputetja e PD-së deklaroi se hapja apo mbyllja e kapitujve nuk do të thotë se një sektor është transformuar apo se qytetarët kanë arritur standardet europiane.

Ajo iu referua rezultateve të Shqipërisë në testimin PISA, duke theksuar rënien e ndjeshme të rezultateve të nxënësve shqiptarë dhe renditjen e vendit në fund të klasifikimeve për leximin, matematikën dhe shkencat.

Sipas Tabakut, këto rezultate nuk janë vetëm shifra në një dokument ndërkombëtar, por dëshmi e humbjes së mundësive për një brez të tërë, si dhe një paralajmërim për kapacitetin ekonomik të vendit në të ardhmen.

“Rezultatet e PISA-s janë pasqyrë e cilësisë së arsimit sot, por edhe një parashikues për kapacitetin ekonomik të Shqipërisë nesër. Ky është dështimi i parë i qeverisjes: kapitali njerëzor që po dobësohet dhe po largohet”, tha ajo.

Tabaku vuri në dukje gjithashtu nivelin e ulët të financimit të arsimit dhe kërkimit shkencor, duke deklaruar se Shqipëria shpenzon vetëm 3.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për arsimin, ndërsa financimi për kërkimin dhe zhvillimin mbetet shumë larg mesatares së Bashkimit Europian.

Ajo shtoi se paga e mësuesve, infrastruktura shkollore, laboratorët, bibliotekat dhe cilësia e mësimdhënies dëshmojnë se arsimi nuk është trajtuar si një prioritet real i integrimit europian.

Në pjesën e dytë të fjalës së saj, Tabaku u ndal te raporti i fundit për sundimin e ligjit, për të cilin tha se nuk evidenton vetëm mangësi teknike, por dokumenton një model të tërë qeverisjeje.

“Raporti dokumenton kalimin nga sundimi i ligjit te sundimi përmes ligjit. Kur ligji nuk i pëlqen qeverisë, ai ndryshohet”, deklaroi ajo.

Sipas Tabakut, raporti evidenton presionin ndaj drejtësisë, dobësimin e kontrollit dhe balancës së pushteteve, refuzimin e kërkesave të opozitës për komisione hetimore dhe rënien e mbikëqyrjes parlamentare ndaj ekzekutivit.

Ajo theksoi se ligji zbatohet me ashpërsi ndaj qytetarëve të zakonshëm, ndërsa për zyrtarët e lartë bëhet elastik, i negociueshëm dhe shpesh i pazbatueshëm.

“Qytetari zvarritet, zyrtari mbrohet. Për qytetarin e zakonshëm ligji është i menjëhershëm, i ashpër dhe brutal. Për pushtetin, ligji është elastik, i negociueshëm dhe i pazbatueshëm. Kjo nuk është barazi para ligjit dhe nuk është standard europian”, u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD-së përmendi gjithashtu mungesën e konsultimit real publik, depozitimin e projektligjeve me pasoja të rëndësishme në minutat e fundit dhe përdorimin e ligjeve për interesa të ngushta politike.

Sipas saj, progresi është vërejtur kryesisht aty ku institucionet janë të pavarura dhe ku ekziston monitorim ndërkombëtar, ndërsa regresi shfaqet në fushat ku qeveria ushtron ndikim të drejtpërdrejtë.

“Qeveria e do Europën, por vetëm si slogan. E do si fotografi, por jo si kontroll mbi shtetin. E do si konferencë, por jo si barazi para ligjit. E do si afat elektoral, por jo si transformim të shtetit”, deklaroi Tabaku.

Në përfundim, bashkëkryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian theksoi se Shqipëria nuk ka nevojë për një “Europë fasadë”, por për standarde europiane të prekshme në shkolla, gjykata, ekonomi, parlament dhe në marrëdhënien e përditshme mes shtetit dhe qytetarit.

“Integrimi nuk shpallet i përfunduar vetëm sepse është mbyllur një kapitull në letër. Shqipëria ka nevojë për Europën e vërtetë. Ky është integrimi që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe për të cilin ne do të luftojmë”, përfundoi Tabaku.

16 Komente

  1. S
    Salihi

    Shko more shurre

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vagina lodhura

      Kjo teneqeja ndryshkur mishra lodhur pa bythe sben dot as pordhe shkreta, vetem fendē leshon kuturu.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ku je Duman, heto Tabakun po ta mbajti

        Tabaku e ka vendin ne burg! Nese rama pyet popullin, 99% do kerkonin hetimin e pasurise te saj!

        Përgjigjjuni
      2. A
        Agron

        O sharabajke dhe ty prandaj te ncjer salehu qe te lehesh se vet eka dhjerë sic po e dhjet dheti

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tan tirona

          Po e vërtetë që E DUAN ,po aq e VERTETE që jeni JU që po e PERDORNI akoma pa HYRE !!!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gazi i zi

            Plasi duke u ankuar e vënë në dukje mangësitë e qeverisë , sa në vend e sa në Europë ,Tabakja e shkretë . Megjithë atë plaku Sali nuk e vlerëson fare kontributin e saj , në favor te PD-së . Ajo mundohet që të jetë opozitarja më aktive dhe e kufo ndodhur, me gjithë atë ajo nuk ka asnjë funksion të lartë në hierarkinë të PD- së . Tabakja nuk hyn në listën e të preferuarve të pronarit të partisë, prandaj kot lodhet fakirja , se sa të jetë gjallë Sala me Mulin ajo nuk ka për të bërë karrierë në atë parti !

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oficeri dulles

              A ka turp kjo femer qe thot broçkulla ,pse e beni veten qe elektorati t'ju urrej? Kur nuk Di te besh politike me mire mos fol . Nuk behet politika me llafe pazari , si nuk doli nje nga PD te shpallosi nje alternative ? Vari kart

              Përgjigjjuni
              1. z
                zani

                cna the' moj, sa e zgjuar qe je

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sateri

                  O bajge e Salìut, a mban mend sa kohe keni pa ju shkelur neper zyra te derguarit e Evropes e Amerikes. Kjo ndodh se jeni qe te gjithe bajga e nuk u dhjet askush, ndaj lihni portaleve si qente.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koli

                    Po cpune ke ti si e do Shqipnia ise Qeveria Europen.Mjafton te futesh,dhe kaq,shume e thjeshte.Moj E Zgjuar girl:Si hyri Greqia ne Europe?Fallsifikuan dhe ndryshuan komplet Numrat e Ekonomise,sikur Greqia ishte NR 1 me numrat per te hyre,por pastaj mbasi hyne ne Europe doli qe Greqia kishte Mashtruar me NR.Pra cpune ke ti moj Idiote se cfare ben Qeveria qe Shqipnia te hyje?A ka njeri ti thote kesaj Idiotes qe asgje nuk eshte me Honestly ne kete Bote Kurvash:Pra genje ,genje,por dicka e mire do Mbetet ne Fund.Puet Bacen tend Sali si dha Urdher per te Vra 4 veta si Qener,kete Bej moj Bibe me Vile afer ish Mete - Kryemadhit.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bake

                      Tundi bythkat

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqiptar

                        Na hëngsh pak mutin

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hanemes tabaku i ka punuar gjyshja cingie

                          Po ju qe votoni kundra perse e doni BE ose pse nuk e doni

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironsi

                            Tironsit jane shume b..q..legena..lepirsa....si kjo hanemja jane shume tironsa....skerbythjet e Sulltonit...Zogut..Enverit..Saliut....me te gjithe jane,,,perlyer,,,,,

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gjimnazisti

                              E zeze,e zeze mbete!

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lala plak

                                O idiote femer. Bujashke tymuese me ere te qelbur

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje