Analisti Martin Leka e cilësoi tragjikomedi skenën e dhunshme në të ashtuquajturën kuvendi kombëtar të protestës, ku pati përplasje fizike mes pjesëmarrësve.
Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Leka u shpreh se protesta është drejt fundit të pashmangshëm.
“Ne kemi parë degradimin e saj në sasinë e numravem por ka degjeneruar në fjalorin vulgar, në veprime të dhunës. Për Kuvendin e ashtuquajur, që u mbajt sot, është keqardhje e madhe, për mënyrën sesi disa njerëz, arrijnë të besojnë se me këtë mënyrë horizontale të protestës, duke mos dashur të kenë udhëheqës në krye, por duke u maskuar pas fjalëve protesta është e popullit, rezultati është ai që pamë sot. Skena qesharake, për skena rrugësh. Ka shmangie nga kauza e fillimit, siç ka degjenerimin në akte dhune.
Një tragjikomedi të tillë, e shohim edhe në një Kuvend të ashtuquajtur kombëtar. Unë mendoj se ky kuvend i vë vulën faktit që protesta është drejt fundit, drejt degradimit të saj. Të gjitha kancelaritë perëndimore e shohin që jemi në një vend normal dhe demokratik. Teksa bëhen protesta, kryeministri hap grupkapitujt të negociatave”, theksoi ai.
Lidhur me ripërtëritjen në PD, Leka deklaroi se nuk ka ndryshim me Sali Berishën.
“PD nuk ka si ndryshon kur ka në krye Berishën. Nuk duhet të presim asnjë lloj ndryshimi, sepse mendja e tij arkaike nuk mund të prodhojë asnjë ekip tjetër, përveç atij ekipi që ka propozuar. Për Berishën nuk kam çfarë them, sepse nuk do ndryshojë kurrë’, përfundoi analisti Leka.
Lini një Përgjigje