Sipërmarrësi Gjergj Luca, ka debatuar në emisonin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, me Ylli Rakipin lidhur me protestën dhe anatemimin që ai u ka bërë protestuesve, të cilët më pas e sulmuan me përshtypje negative për biznesin e tij.
Ylli Rakipi: Ti i quan ata hiçër? Je një njeri pasionant, nuk dua ta relativizoj. Por, aty ka njerëz të ndryshëm. Ka studentë, që nuk marrin dot një shtëpi me qira, ka punëtorë, profesorë, sipërmarrës, ka edhe hiçër. Por mbi të gjitha janë qytetarët. Pse i anatemon ti?
Gjergj Luca: Vijmë nga sistem i mbyllur, sado ta shpjegojmë, brezat i marrin si përralla. Ne ushqyem ëndrra të tjera në atë kohë, në kulmin e punës, sistemi ndërroi dhe ëndrrat tona u zëvendësuan me ëndrrat e reja, që dilnim në shtepi dhe ktheheshim në darkë sepse nuk mbahej familja ndryshe. E dyta, kur doli Tirana atje dhe pashë njerëz të veshur bukur me shije, që kalonin edhe me fëmijët, unë u emocionova dhe e ndjeva veten mirë që Tirana po dilte dhe po thoshte shumë gjëra që ka kaq vite që në Shqipëri nuk artikulohen. Mendoj se në këtë studio unë kam artikuluar gjëra shumë më të rënda, kam bërë copë të dy partitë, me një kurajo, alla Lucë, që gjithmonë e kam thënë të vërtetën time siç e kam menduar dhe siç më del nga përditshmëria ime. Deri këtu jemi në rregull.
Kur në protestë filloi kori duke u marrë me impreditorët, u bë shkasë një video e imja me një fëmijë, pashë që nxorrën fëmijët në shkallën e revolucionit dhe po nxirrnin shprehje “Saliu në burg, Rama në burg”. Si një fëmijë 10 vjeç mund ta infektosh me këto fjalë? U ndjeva keq, mora një djalë që kishte sjellë bukën dhe ujin te i ati dhe bëra një video, thashë pse nuk i çoni në punë, sic bëj unë që i fus fëmijët e mi në bar apo restorant? U turr tuma e inkuizicionit të më çonin nç litar. “Luca i korruptuar” “Luca i krimit” “Luca në litar”, me të njëjtën gjuhë dhe mllef që kemi parë në komunizëm sekretarin e partisë, brigadierin. Thashë si ka mundësi, këta djem të rinj ku e kanë mësuar këtë gjuhë agresive? Gjithë ky mllef dhe pasion për të folur për njerëzit që mbajnë këtë vend. Këtë vend e mban kapitali duke hapur vende pune. Paguhen me taksat tona. Si mund të ngrihesh kundër kapitalit dhe të shkatërrosh investimet? Ti ulim yjet… Kujt i bën dëm?
Ylli Rakipi: Jo, jo, mos zbrit këtu tani.
Gjergj Luca: Isha i acaruar.
Ylli Rakipi: Hiçër ju ke thënë pas review-ve?
Gjergj Luca: Kishin filluar historinë e sulmit.
Ylli Rakipi: Ata e kanë ndaj klasës politike shqiptare, kundër establishmentit 35 vjeçar. Kanë dalë dhe ajo duhet lexuar si e tillë. Janë njerëz
Gjergj Luca: Cili nga ata ka thënë fjalë më të rënda?
Ylli Rakipi: Ke thënë ti por me përjashtim të Ramës...
Gjergj Luca: I sheh rrjetet ti?
Ylli Rakipi: Pas review-ve dakord. Por ka një problem. Mbyllja e syve përpara idesë, ata sulmojnë një establishment që i ka lënë të rinjtë në mes të rrugëve.
Gjergj Luca: Kanë lënë veten. Kush i ndalon për të punuar?
Ylli Rakipi: Gjithë kjo klasë politike, ikin jashtë Shqipërisë. Ti e lexon këtë njëlloj si klasa politike shqiptare.
Gjergj Luca: Ata të thonë se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë kanë bërë në jetë.
Ylli Rakipi: Po kujt i thua ti një 20 vjeçari çfarë ka bërë në jetë?
Gjergj Luca: Pse dalin, çfarë kërkojnë?
Ylli Rakipi: Ngrihet ky brez sepse jeton në mënyrë tjetër, i shohin gjërat krejt ndryshe.
Gjergj Luca: Unë mendoj se i shoh gjërat gabim.
Ylli Rakipi: Nëse një brez i ri, gjenerata Z, përfaqëson brezin më të ri në Shqipëri dhe botë, që kërkon të ndërtojë vetëveten dhe nuk gjen asnjë hapësirë. Pse? Sepse ka 35 vjet me këtë establishment. Ti ke patur forca politike që shpërndanin bursa dhe diploma për zgjedhje.
Gjergj Luca: Çfarë kërkojnë këta?
Ylli Rakipi: Vetëveten, të jetojnë. Të mos bëhet drejtor një njeri që nuk ekziston, që nuk ka diplomë, të mos drejtojë një njeri që nuk vlen. Këto duhet ti lexojë qeveria.
Gjergj Luca: Ku të fillojnë punë? Në administratë? Ku tjetër?
Ylli Rakipi: Ti e di që në Shqipëri nuk ka garë për asgjë?
Gjergj Luca: Prapë po flet për administratën. Në privat ka shumë.
Ylli Rakipi: Ore kush është ngritur që të rrëzohesh ti? Ke parë njeri ti? Ata thonë për oligarkët. Nuk po të veçon njeri ty.
Ylli e ka bërë studion si Grida Duma, si "lavazho" për dorlolecët e rilindjes. Te Grida shifje M.Karçanaj me lot "krokodili" në vend që të jepte llogari. Kujt i plasi se ça thotë Gjergj Luca? Pse s'e pyeti Ylli a ka qënë spiun Luca? __________________________ https://www.google.com/url?sa=t
Nuk jane hicer se kane nga nje qylaf ne koke,kane hoxhallaret e ikbalet e terroristet koqevar te al bin kurtovicit
ORANGOTAGU i shekullit 21 Gjergj LLUCA.. i biri i spiunit me tevmadh te sigurimit te shtetit komunsit Ndrek Luca nga Dukagjini po dhe Gjergj spiun si babai , bem baba te te ngjaj ...
ORANGOTAGU i shekullit 21 Gjergj LLUCA.. i biri i spiunit me tevmadh te sigurimit te shtetit komunsit Ndrek Luca nga Dukagjini po dhe Gjergj spiun si babai , bem baba te te ngjaj ...
Njeri mut e tjetri shurre.
Ylli Rakipi nje nga gazetaret me derdimene te postdiktatures! U vu ne krye te gazetes Albania qe ishte teresisht ne sherbim te Sali Berishes dhe ShIK-ut! Me nje vendim te jashteligjshem, gazetes ne fjale iu dha shtepia e rinise te ishbloku. Vite me vone me servilizma dhe makinacione arriti ta privatizoje pronen shteterore dhe aty u ngrit nje pallat ku mori nje super shtepi dhe katin e pare, ku sot eshte marketi Konad, Ylli Rakipi! Ky zoteria ben pjese te shemtia me e madhe qe ka prodhuar sistemi gjate viteve ne Shqiperi! Dhe del tani dhe flet ne emer te gjenerates z qe duan te shembin sistemin e vjeter! Kohe te cuditshme?!
Kam une nje pyetje per Lucen. Cfare lidhje ke ti me vrasjen e Arjan Selimit.
Ylli Rakipi ,analist? Ne vitin 1997 gjate shtetrrethimit Saliu urdheroi mbylljen e te gjithe mediave, pervec gazetes Albania ne pronesi te Rakipit. I njejti Rakip qe zaptoi token pas pallateve Moskate per te ndertuar kullen e tij me parate e fituara ne saje te gazetarise. Biznes fitim prures gazetaria. Nuk ka mbetur pronar mediash pa nderuar pallate. Ylli Rakipi qe ju qan hallin 20 vjecareve qe kalojne diten neper kafe nderkohe qe prinderit e ktyre paraziteve vazhdojne e punojne edhe pas moshes se pensionit. Pale po hedhin edhe flamurin kraheve ,flamurin per te cilin nuk kane bere asgje gjate jetes se tyre te kote plot kafe dhe hashash. Rrini larg demagogeve te tipit RAKIPI o njerez, shkoni te punoni, puna eshte e vetmja rruge e ndershme.
Luca—Mos e ruj fare,se këta e dun me lesh kaçurel.Ylli me berishoviçin i bëri Lekët dhe për atë do LEFI si qen i zgjebosur. Me gurë do gjuajn pemën që ka KOKRA dhe si gjithmon nxjerin gozhdën dhe ju mbetet BRIMA .Janë mësuar ta hanë në SUMË . Tju rrojë SUMA
Ore që janë hiçër, kjo s’do mënd e kalem! Ç’kërkojnë? Të ikë qeverija…E kush të vijë? Ç’program ka, si do vazhdojë më tej zhvillimin? Asnjë ide. Vetëm lëreni ju se do vi unë, ju në burg e unë do drejtoj shtetin! Si? Kush të beson? Pastaj vota vendos kush do jetë në krye! Mbani mënd se këta hiçër-it që dalin çdo natë, çdo natë me të tjera kërkesa. Kjo është anarshi që nuk synon shtet por shkatërrim të shtetit të ngritur deri tani.