Pesticidet dhe siguria ushqimore, rritje kontrollesh dhe bashkëpunim i fermerëve me agronomët

15 Korrik 2026, 16:40Sociale TEMA
Pesticidet dhe siguria ushqimore, rritje kontrollesh dhe bashkëpunim i

Përdorimi i pesticideve në bujqësi është i pashmangshëm, por ai duhet të shoqërohet me përdorim të kontrolluar dhe monitorim të vazhdueshëm. Sipas specialistëve, mungesa e tyre do të sillte jo vetëm ulje të sasisë dhe cilësisë së prodhimit bujqësor, por edhe rritje të rrezikut nga myqet dhe aflatoksinat, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

“Përdorimi i pesticideve është patjetër i domosdoshëm, por detyra jonë është që ne të rekomandojmë pesticidet e lejuara, ato pesticide që në përgjithësi kanë një shkallë degradimi shumë të shpejtë, ato pesticide të cilat kanë efekte toksike sa më të ulëta tek njeriu dhe është shumë e rëndësishme rekomandimi i dozave të sakta dhe i periudhës së karencës”, tha Prof. Dr. Aurel Nuro Pedagog, FSHN, Universiteti i Tiranës.

Për të garantuar produkte të sigurta, ekspertët vlerësojnë se është e nevojshme rritja e kontrolleve nga institucionet përgjegjëse.

“Në rast se do ketë kontroll më të fortë, ata do detyrohen që të kenë bashkëpunim më të fortë me agronomin”, tha ai.

Pikërisht për këtë Universiteti i Tiranës dhe Universiteti “Fan Noli” i Korçës po zbatojnë një projekt të përbashkët që synon përcaktimin e mbetjeve të pesticideve në mollë, një nga produktet më të rëndësishme bujqësore të qarkut të Korçës.

Lini një Përgjigje