Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të kishte qenë në vendin e Slobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
Duke shpërndarë një postim të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimi, Cufaj iu drejtua ministres serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçiç me fjalët:
“Petrit, falemnderit që si gjithmonë na informon. Ministres serbe dhe Vuçiçit mund t’u thuash: provojeni! Liria ka emër," ndërsa përmend ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
Paunoviç i bëri komentet gjatë një interviste për televizionin serb “Kurir”. Pas reagimeve, ajo pretendoi se me “spastrim etnik” nënkuptonte dëbimin e shqiptarëve drejt Shqipërisë dhe jo vrasjen e tyre.
Deklarata është dënuar edhe nga Bashkimi Europian, i cili theksoi se në Europë nuk ka vend për retorikë që justifikon apo promovon spastrimin etnik. Autoritetet e Kosovës e kanë shpallur ministren serbe person “non grata”.
@petrit falemnderit që si gjithmonë na informon. Ministres serbe dhe @avucic mund t'u thuash: provojeni! Liria ka emër! @HashimThaciRKS @haradinajramush https://t.co/1j15tVYq3s
— Beqë Cufaj (@beqecufaj) July 15, 2026
Si provojeni haaaaa , per lufte ju te rruani topet. Ja pse Amerika goboje.... Nje akademik serbe thote : Lerini koqevaret te afrohen me shqiptaret dhe shume shpejte do shihni qe do ti urrejne shqiptaret njesoje si serbet........
Deklarata tē tilla bēhen me urdhēr tē njē shteti mik tē Serbis.Kjo deklarat detyron Ramēn tē blej armē duke urritur mē tej popullin.
O ish ambasador ata qe vune emrin (Liria ka emer ) sot i keni fut ne burrgē , pa ata Amerikane qe vune Liria ka emer ) sot i shani , jeni bere anti Amerikan po edhe Shqiperia kontribojevne Liria ka emer , e ju sot jeni anti Shqiptar , se perfundim jeni Koqevara .