Ministrja serbe tha se do bënte spastrim etnik në Kosovë, Robelli: Është rritur në Pejë. Problematike heshtja e Shqipërisë

15 Korrik 2026, 10:20Rajoni TEMA
Ministrja serbe tha se do bënte spastrim etnik në Kosovë,

BE-ja dënoi deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".

Gazetari Enver Robelli duke folur për këtë çështje në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN theksoi se Shqipëria duhet të reagojë në raste të tilla. Ai vuri në dukje se heshtja e Tiranës është problematike dhe s’është shenjë e mirë për dinjitetin shtetëror të vendit.

Mendoj që Shqipëria duhet të reagojë në raste të tilla, dhe në fund të fundit s’do bënte një aksion spektakolar, do bënte atë që po bën edhe BE-ja. Shumë zyrtar europianë kanë dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe dhe do ishte e logjikshme që këtë ta bënte edhe Shqipëria. Prandaj mendoj që heshtja s’është shenjë e mirë për dinjitetin shtetëror të Shqipërisë, sepse kur shtete të tjera reagojnë dhe Shqipëria hesht, e shoh si mjaft problematike. E shoh problematike kur kryeministri i Shqipërisë nuk prononcohet kurrë në gjenocidet e përvjetorëve në Srebrenicë”, tha Robelli.  

Robelli zbuloi ndër të tjera se ministrja Paunoviç është rritur në Pejë, ndërsa deklaratat e saj i konsideron si deformim të rrezikshëm mental.

Kjo zonja Paunoviç është me origjinë nga P eja, është rritur në Kosovë, i ka përjetuar vitet e 90-ta dhe ka qenë dëshmitare e represionit të regjimit serb ndaj shqiptarëve, dhe të ëndërrosh dëbimin e gati 2 milion shqiptarëve një çerek shekulli pas përfundimit të luftës, s’e quaj vetëm deformim diskursi, por e quaj edhe një deformim të rrezikshëm mental, që meriton ndoshta jo vetëm vëmendje politike por edhe mjekësore".

8 Komente

  1. X
    X

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X duke dënuar deklaratën e një anëtari të Qeverisë së Serbisë për spastrimin etnik në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës. Ai theksoi se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajonit mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin për viktimat. Reagimi i plotë i Ministrit: Deklarata e një anëtari të qeverisë së Serbisë, që shpreh publikisht keqardhje që në Kosovë nuk është kryer një spastrim etnik edhe më i madh, është e papranueshme, tronditëse dhe një fyerje e rëndë për viktimat e luftës. Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të dënuara nga historia, nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga vetë ndërgjegjja njerëzore, bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa e sotme. Ato minojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim, ushqejnë mosbesimin dhe urrejtjen, si dhe rihapin plagë që ende nuk janë shëruar. Askush nuk mund të ndërtojë besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës, aq më pak duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjedi, vuajtje dhe krime që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e rajonit tonë siç është “kasapi i Ballkanit”. Procesi i normalizimit dhe i pajtimit, për të cilin Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë aq shumë nevojë, kërkon para së gjithash përgjegjësi, reflektim dhe guxim për t’u përballur me të kaluarën. Ai nuk mund të ndërtohet kurrë mbi deklarata që justifikojnë apo lartësojnë politikat që sollën aq shumë dhimbje e shkatërrim, por vetëm e vetëm mbi të vërtetën, respektin për viktimat dhe angazhimin e sinqertë për një të ardhme të përbashkët evropiane.

    Përgjigjjuni
    1. X
      X44

      Jo ka reaguar në Facebook, duhet thirrur ambasadori dhe dërguar notë protestë, jo si këto që çdo gjë e bëjnë në x dhe Facebook

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fener Zisi

        O Enver Rrotbelli ,Shqipria Reagoj e para mor te Shkerdheefsha Fisin, Ti do perçarje mor Palaço. Ferit Hoxha Ministri J. Reagoj ne Platforme X mor Pis, po ti lexon vetem Lajmet e Albinoviçit dhe te Serbit.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Na myten

        Per Srebrenicen s'e ka keq qeveria shqiptare. Platformat e Alija Izetbegovicit nuk kane pune ne Shqiperine multifetare dhe Shqiperia nuk duhet te mbaje pozicion ne luftera etnike-fetare te rajonit. Eshte marreveshje ndershqiptare 100 vjecare. Po u prish kjo marreveshje Srebrenicen do e shohim ne Shkoder, Elbasan a Korce.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lala plak

          Per çfare duhet te flase Shqiperia kur ju me ne krya Albinin arrini te shani me rrenje dege Shqiperine. Kur ju arrine te futeni te organizuar si talebane kunder qeverise e popullit shqipetar. Kur kryetalebani juaj mbeshtetet tek shovinistet sllavo grek

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqiptar

            Kosova shtet i pavarur ska pune fare Shqiperia o po fare.Çfar.qendrimi mbajti Kosova per Ikbalen e.te tjere qe i sjell ne.Shqiperi per trazira? Ky eshte fakt jo deklarate o Rrobell

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lexhenda

              Po çke me Shqiperine o te qifsha robt! Çfaredo qe te shkruaje Rama ju prape do e urreni!!!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salihi

                Rrotebelli duhet ndigjuar se ashte koqovare, nuk te pelqeje deklerata e ministrit Hoxha more koqe, cfare muti kerkon tije tjeter

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje