“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”, PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

12 Korrik 2026, 16:15Rajoni TEMA
“Zgjedhje të lira për zgjidhjen e krizës politike”,

Parlamenti Evropian i kërkon Serbisë që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale PE vë në dukje se Beogradi duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE, përmes sundimit të ligjit dhe forcimit të demokracisë.

“Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në postim.

Po ashtu në postim nënvizohet rëndësia e zgjedhjeve të ndershme për zgjidhjen e krizës politike.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike”, përfundohet në postim.

Lini një Përgjigje