“Furi dhune ndaj një koncerti”/ Rama për koncertin e Kanye West: Pas kundërshtisë nisin llogaritë absurde

12 Korrik 2026, 16:45Politika TEMA
“Furi dhune ndaj një koncerti”/ Rama për koncertin e Kanye

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e Kanye West në Tiranë, e cila u shoqërua me polemika të shumta nga qytetarët.

Rama tha se ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku  sipas tij “një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti”.

“Ngjarja u bë një motiv ndasie shumë të egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. U bë një jetë që sa herë jam përpjekur të bëj diçka të bukur, kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, s’na duhen fasadat, pensionistët po vdesin, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde, me kaq lek do të merrte kaq ky, kaq ai, e me radhë.

Në pamje të parë kjo qasje duket sikur ha debat, dhe demagogët që mbushin pasqyrat e kanaleve socialeve, çeret e verosura për popullin, duket sikur po thonë diçka që bën sens, por në të vërtetë përtej hipokrizisë së tyre, që është marramendëse ky është një keqkuptim themelor për mënyrën se si zhvillohet një vend dhe rritet një ekonomi.

Zhvillimi nuk është një bukë me një madhësi fikse, ku çdo euro që ndahet për një koncert i hiqet një pensionisti, një të sëmuri apo nxënësi. Zhvillimi është aftësia për ta bërë bukën më të madhe, që në ndarjen më pas të ketë më shumë për të gjithë”, tha Rama.

5 Komente

  1. I
    Ilir

    Un paguaj shum taksa ne muaj! Rreth 200 mij euro. Natyrisht qe dua qe nje pjes te ketyre taksave qe paguaj , shteti te ma kthej dhe ne argetim, zbukurim dhe kenaqesi!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Nuk vlejne sqarimet per ato qe jane 100% te bindur se e bardha eshte e zeze

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fat man

        Rast per librin e Rekordeve Gueinness ku nje Kryeminister si Kumbari Rama merret e ben reklame per nje koncert, e sponsorizon ate me 4,2 milion euro nga parate e qytetareve shqiptare del e mburret e ben komente duke bere rolin e menaxherit, hajvan-kryeminister apo kryeminister-hajvan zgjedhjen beje vete.

        Përgjigjjuni
        1. U
          USA citizen

          Stop eksperimenteve me Shqiperine dhe shqiptaret! Tradhtar skizofren!!!

          Përgjigjjuni
          1. O
            OK

            Kanye-ja erdhi kendoi mori paret edhe iku ne pune ne tij, por gropat e rrugeve te vendit,plehrat dhe koshat e mbushur plot , apo me cfaredolloj divanesh, bufesh e kolltuqesh te hedhura ne ane te tyre do vijojne te presin edhe ca. Tung

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje