Sa herë që "Revolucioni i Flamingove" mbush sheshet, dëgjohet e njëjta pyetje: "Po ku janë intelektualët?" Pse nuk dalin në krye? Pse nuk frymëzojnë turmën? Pse nuk bëhen zëri moral i revoltës? Përgjigjja mund të jetë më e thjeshtë sesa duket: historia rrallë ka qenë shkruar nga elitat në momentin kur ajo fillon. Elitat zakonisht e shkruajnë historinë pasi ajo ka ndodhur. Edhe në Shqipërinë e vitit 1990, regjimi komunist nuk filloi të lëkundej sepse profesorët organizuan simpoziume për demokracinë apo sepse akademikët shpallën fundin e diktaturës. Tërmeti nisi nga studentët, nga rruga, nga njerëz që kishin më pak për të humbur sesa ata që gëzonin privilegjet e sistemit. Një pjesë e mirë e elitës intelektuale të kohës nuk ishte në ballë të protestave. Ajo priste. Disa prisnin të kuptonin nëse regjimi do të binte apo do të godiste edhe një herë. Të tjerë prisnin sinjalin e radhës nga korridoret e pushtetit. Kur u bë e qartë se historia kishte zgjedhur drejtimin e saj, shumë prej tyre u shfaqën papritur si demokratë të orës së parë. Edhe "Revolucioni i Flamingove" po përballet me të njëjtin rrezik. Berisha, Nano dhe më vonë Rama nuk ndërtuan vetëm parti, ndërtuan strehë të reja për një kastë që kishte një talent të rrallë të ndryshonte flamurin pa ndryshuar instinktin. Disa nga figurat simbolike të Dhjetorit dhe të përndjekjes politike u përdorën si kapital moral i tranzicionit, por shumë prej tyre përfunduan të përfshirë në të njëjtin sistem privilegjesh që kishin premtuar se do ta rrëzonin. Heroizmi i djeshëm u ngatërrua me privilegjet e sotme dhe biografitë u mbuluan nga hija e korrupsionit, klientelizmit dhe pazareve politike. Ky nuk është fenomen vetëm shqiptar. Është instinkti i çdo elite që ka ndërtuar mirëqenien mbi stabilitetin e rendit ekzistues. Privilegji nuk revoltohet lehtë kundër privilegjit. Kolltuku nuk ngrihet në demonstratë kundër vetvetes. Prandaj, elitat habiten sa herë që shohin turma në shesh. Jo sepse nuk e kuptojnë zemërimin e njerëzve, por sepse nuk arrijnë të imagjinojnë se historia mund të fillojë pa miratimin e tyre. Në imagjinatën e tyre, çdo revolucion duhet të ketë një projekt, një fondacion, një panel ekspertësh, një konferencë shtypi dhe, mundësisht, një sponsor. Kur revolta lind spontanisht, ajo u duket si një mbledhje pa procesverbal. Edhe sot duket sikur shumë intelektualë po ndjekin të njëjtin skenar të vitit 1990. Ata nuk pyesin nëse protesta ka të drejtë, por pyesin nëse do të fitojë. Nuk analizojnë drejtësinë e kauzës,por analizojnë probabilitetin e suksesit. Nuk matin temperaturën morale të shoqërisë, matin temperaturën e sondazheve. Nëse shohin se lëvizja po shuhet, ata shkruajnë ese mbi naivitetin e turmës. Nëse shohin se ajo po fiton, kujtohen se kanë qenë gjithmonë pranë saj. Kanë një talent të admirueshëm për të qenë gjithmonë në anën fituese të historisë, por pothuajse kurrë në vijën e parë të betejës. Në fund të fundit, pyetja "Ku janë intelektualët?" ndoshta është pyetja e gabuar. Historia na mëson se elitat rrallë ndezin fitilin e ndryshimit. Ato zakonisht presin derisa flaka të bëhet aq e madhe, sa të jetë më e sigurt të ecësh përpara saj sesa të mbetesh pas. Ndoshta kjo është arsyeja pse revolucionet nuk kanë aq shumë nevojë për intelektualë që presin të shohin nga fryn era. Kanë nevojë për intelektualë që janë të gatshëm ta ndryshojnë drejtimin e saj.
Satira nuk drejtohet kundër intelektualit si figurë. Përkundrazi. Një shoqëri pa intelektualë kritikë është si një anije pa busull. Satira godet diçka tjetër: oportunizmin e elitave. Atë zakon të vjetër shqiptar për të mbërritur gjithmonë në stacion pesë minuta pasi treni i historisë është nisur, e pastaj për të pretenduar se kanë qenë lokomotiva. Por kjo na çon te një pyetje më interesante: si lindin intelektualët që ndryshojnë historinë? A dolën papritur Volteri dhe Rusoi nga ndonjë ministri franceze? A u emëruan me konkurs kombëtar si "Intelektualë të Vitit"? Sigurisht që jo. Ata nuk ishin produkt i pushtetit. Ishin produkt i konfliktit me pushtetin. Nuk u bënë të mëdhenj sepse mbështetën mbretin, por sepse sfiduan rendin e kohës. Ata nuk prisnin të dinin kush do ta fitonte betejën. Ata e formësuan vetë betejën me idetë e tyre. Kur shkruanin, rrezikonin pasurinë, lirinë, internimin, madje edhe jetën. Për ta, mendimi nuk ishte profesion, por ishte rrezik. Në Shqipëri, për fat të keq, kemi ndërtuar një model krejt tjetër. Intelektuali nuk matet me numrin e ideve që tronditin pushtetin, por me numrin e komisioneve ku bën pjesë, bordeve ku emërohet, dekoratave që merr dhe studiove televizive ku ftohet. Sikur diploma të prodhonte automatikisht guxim moral.
Në Shqipëri ekziston një ligj i pashkruar i fizikës politike: sapo lind një protestë spontane, partitë fillojnë të grinden jo si ta ndihmojnë, por si ta regjistrojnë në emrin e tyre. "Revolucioni i Flamingove" ende nuk ka mbaruar, por beteja për trashëgiminë e tij ka filluar me një shpejtësi që do ta kishte zili edhe zyra e tenderimeve.
Berisha merr fjalën i pari: Në fakt, protestuesit janë demokratë. Edhe ata që nuk e dinë ende, janë demokratë. Rama buzëqesh me qetësinë e një njeriu që ka parë shumë revolta: Jo, jo... ata po protestojnë sepse qeveria ime u ka dhënë lirinë të protestojnë. Në njëfarë mënyre, edhe protesta është sukses i qeverisjes sonë.
Në cep të studios dëgjohet Qorri: Gaboheni të dy. Flamingot janë kundër kapitalizmit.
Llapaj tund kokën: Jo. Flamingot janë kundër klasës së vjetër politike.
Agron Shehu ndërhyn: Në fakt, nëse lexoni programin tonë në faqen 147, pika 8.3, do të kuptoni se flamingot kanë qenë gjithmonë me ne.
Nëse "Revolucioni i Flamingove" ka një mision historik, ai nuk është t'i japë pushtetin Berishës, Ramës, Qorrit, Shehut, Llapajt apo kujtdo tjetër. Misioni i tij është shumë më ambicioz: t'ua heqë elitave monopolin mbi politikën dhe t'ua kthejë qytetarëve pronësinë e demokracisë. Sepse revolucioni fillon të humbasë pikërisht në ditën kur protagonist bëhet politikani që mbërriti i fundit, ndërsa qytetari që ndezi shkëndijën zhduket nga fotografia. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse flamingot vazhdojnë të ecin. Jo për të gjetur një pronar të ri politik, por për t'u kujtuar të gjithëve se revoltat nuk lindin në zyrat e partive, nuk shkruhen në zyrat e analistëve dhe nuk certifikohen nga elitat. Ato lindin në rrugë, aty ku qytetari i zakonshëm vendos se nuk ka më frikë.
Ku do kete protesta amane se nuk rrime dote pa ato se po vjene diaspora po nuk po gjeme targa te huaj. Rames hani kokrat po lejena pake dhe diaspores se Albinit.
Proteste e PD e kamufluar ditet e para . Proteste me Lubonjen Shkullakun Bushatin Preç Zogaj te kater te PD. Ne shesh Mehdi Malko Pilinçi Sazan Gurri Alfred Çako Shpend Gashi Baki Goxhaj Altin Goxhaj Romeo Kari.... gjithe budallenjte Kola pi Kuksi me qeleshe e flamure kraheve haaaa Te gjithe te PD.
Per ke revolucion e ke ti mor kar? Per ata 100 pederastet dhe karakurvat qe mblidhen cdo dite aty ne shesh te cilet drejtohen nga nje alpin qe mban era dhi?