
Ky hotel u sulmua me review fals duke shkuar vlerësimi 2.4 nga 4.7. Google riktheu siç ishte para 5 ditëve.
ka filluar sot mbasdite të rikthejë në gjendjen fillestare të para katër ditëve review-t e dhjetëra bizneseve të sulmuara nga Komanda e Revolucionit. Pas aplikimit të bizneseve për sulm të koordinuar dhe pas verifikimit nga Google, gjithë mundi i revolucionit shkoi dëm. Në të njëjtën kohë të gjitha llogaritë mashtruese të revolucionit kanë hyrë në listën e zezë të Google dhe nuk bëjnë dot më review. Madje disa prej hoteleve u ka rritur rënditjen (ranking-un) për shkak të verifikimit të sulmit. Kështu një nga betejat më të pista të historisë së kapitalizmit shqiptar nga një bandë politike urrejtësish, dështoi plotësisht duke lënë pas pasoja të rënda për vetë organizatorët.

Ky hotel u sulmua nga parti e Arlind Qorrit. Ishte 4.8 e çuan 2.3. Sot Google e riktheu në gjendjen e para pesë ditëve dhe gjithë sulmuesit jane ne listë të zezë të Google.
Së pari, klima e urrejtjes që krijuan me biznesin do t'u kushtojë në të ardhmen pasi askush nuk ia fal askujt atë që kanë bërë. Të gjithë tanimë janë të verifikuar, edhe ata me pseudonime, dhe do të përballen ose me ligjin ose personalisht me bizneset që tentuan të dëmtojnë. Komanda e revolucionit që urdhëroi sulmin është publike. Janë dy kryetarët e partizave të vogla Arlind Qorri dhe Agron Shehaj, një grup gazetarësh revolucionarë dhe një tufë të tjerësh që e kishin më shumë nga gëzimi se sa nga vetëdija se çfarë shkruanin, dhe natyrisht gjithë organizatorët e protestave që nga injorantë me qeleshe nga Luma e deri tek tipa OJQ të Sorosit si Andi Tepelena që e vetmja punë në jetë është të jenë OJQ dhe të bëjnë protesta sipas programit të parave që marrin.
Së dyti, krijuan një klimë armiqësore mes protestës dhe biznesit në Shqipëri duke ia çuar dhuratë gjithë biznesin Edi Ramës, duke krijuar një antipati edhe për pjesën racionale të protestës që nuk ka lidhje me këta plehra. Tani të gjithë kanë të drejtë të thonë se kush është me ta është linçues dhe duhet t'i përgjigjen me të njëjtën monedhë.
Së fundmi, dështimi i tyre për të dëmtuar biznesin me review, i cili në kulmin e një sezoni turistik është akt terrorist, ka polarizuar palët dhe i ka humbur protestës frymën qytetare me të cilën tentuan të maskohen në fillim. Tani e kemi të qartë çfarë janë: terroristë të fjalës së lirë, terroristë të lirisë politike, terroristë të biznesit, gjobvënës dhe mbi të gjitha një racë e ndyrë politike që Shqipëria e ka provuar për 45 vite.
Tema
Keto bisnese duhet ti hedhin ne gjyq Alrind Qorrat dhe t' kerkonne deme me miliona euro!
Shqiptari e ka genin e urejtjes ne gjak.sa mw injorant me shume del ne pah.keta lloj Palo njerez urejne cdo gje te mire qw ndodh ne shqiperi.tw komshiu.tek vellai tek shoku.keto lloj species duhet te paguaj per cdo dem qe I kane bere vendit e bisneseve
Google e ndreqi diku demin qe bene keta plehra anti-shqiptare. Por eshte koha qe edhe Mero te filloje te moderoje komentet,pasi eshte nje gazete me shume lexues dhe eshte pikerisht shenjester e ketyre plehrave. Nqs ata komentojne tek Syri apo Gazeta 55 askush nuk i dhjet pasi jane echo chambers. Te vetmen vemendje serioze ne numra e marrin ketu. Fillo dhe blloko llogarite dhe Ip-te e ketyre terroristave.
Ekzakt,jane terroriste me te gjithe kuptimin e fjales dhe duhet ta paguajn kete krim.
Tani bizneset e dine kush ja u beri, dhe biznesi te qi robt, o ka 5 leke menjane sa te pagiaj dike , dhe do ta bejne, te parin lubonjen..!!
Te forte jane Tema dhe Mero Baze….Bravo ju qofte…. me fakte e nxjerin cdo gje ….pavaresisht Zorzopeve te Revolucionit,pavaresisht pislleqeve qe bejne me bizneset e turizmit do vije koha qe do shuhet cdo gje….do shuhet revolucioni i gjenerates Z-eta!
Bravo Mero ti u bie ne Koke ketyre Letyrave te politikes qe per karier degjeneroin gjith vendin
Kerkesat e protestuesve jane te drejta. Gjate perpjekjeve per realizimin e tyre behet edhe ndonje gabim, nese mund te quhet keshtu.