10 arsyet pse u shua Revolucioni i Flamingove

9 Korrik 2026, 21:30Blog Nga Adriatik Doçi

Nga një urgan që trandi pushtetin dhe klasën politike në tërësi, protesta e 'Flamingove', në javën e pestë, ka përfunduar në një paradë të zakonshëme, duke hyrë në konturet e portestave të Lapaj-Qorit dhe revolucionit të Sali Berishës, shpallur 13 vite më parë.

Po pse u shua i ashtuquajturi Revolucioni i Flamingove, si të ishte një hit veror apo ylber pas shiut të tranzicionit, duke u njësuar me Revolucionin e Berishës, me të cilin ka bërë plaçkë dhe ka tutur sa ka mundur drejtësinë?

Së pari, në javën e katër dhe të pestë, protesta devijoi në akte të organizuara dhune, sidomos para Parlamentit, duke kompromentuar karakterin e saj paqësor. Sulmet ndaj deputetëve, gazetarëve dhe policisë besoj se kanë ndikuar tek një fashë qytetarësh për t'u distancuar nga protesta.

Së dyti, manifestet parahistorike, utopike dhe groteske, këtu i referohem manifestit të Dritan Goxhaj bazuar në short dhe plumb, por edhe platformës qesharake të Përparim Gjekës, për ngritjen e institucioneve paralele përmes whatsapp-it dhe mbi kritere shpërtërore-letrare, pra këto platforma i dhanë protestës një karakter sa komik aq edhe të rrezikshëm. Përpjekjet për të ngritur në fshehtësi një të ashtuquajtu Kuvendi Kombëtar Qytetar, bazuar në grupe telegrami dhe whatsapp-i, i dhanë një tjetër dimesion karakterit komik.

Së treti, infiltrimi i Sali Berishës në protestë, të cilën ditë e para e cilësoi si mjerane dhe lojë e pushtetit, kompromentoi dhe ndryshoi vektorin e 'revolucionit' nga kundër sistemit politik që nisi, duke e devijuar drejt Edi Ramës. Kapja dhe privatizimi i plotë i protestës nga Sali Berisha besoj ka mbytur nervin e saj, duke larguar nga bulevardi shtresën gri, pra jopartiakët, që ishin zemra e protestës.

Së katërti, në mungesë të intelektualëve dhe figurave që gëzojnë njëfarë respekti në oponionin publik, në krye të protestës dolën disa sharlatanë, personazhe që nuk shquhen për asgjë të dobishme në jetën e tyre, gagaralë, personazhe me precedentë theksuar penelë, pilinça, ndonjë gazetar në konflikt interesi etj.

Së pesti, protesta, në vend që të ekspozonte modele, familje të shpresës së mesme, pensionistë, të rinje pa prespektivë, fermerë etj., nxori në pah llumin shoqëror si; pedofilë, maniakë, piromanë, çunat e call centrave, xhepistë, trafikantë droge, menaxherë prostitucioni, pastrues parash, sekserë, mashtrues, eskorta, përndjekës, bjerraditës, huliganë, ngelësa, fallxhore, gra që nkoheshin se i ka lënë burri etj.

Së gjashti, në një protestë ku theksi duhet të vihej tek varfëria, u shfaqën të krekosur milionerët e opozitës si Gjin Gjoni apo Agron Shehaj, ish ministra të lakuar për afera korruptive, zv/ministra të shkarkuar të këtij pushteti, bankierë, ish drejtorë korruptuar dhe rrufjanët e OJF-ve, të cilët thithin dhe avullojnë miliina euro donacione çdo vit me raporte fiktive.

Së shtati, sfondi iranian u shfaq si një realiteti i pamohueshëm në protestë. Një nga protagonistët e protestës, Dritan Goxhaj, autor i manifestit për sistemin e qeverisjes bazuar në plumb dhe short, i cili lexoi i pari kërkesat në emër të protestës, është një mbështetës i deklaruar i Hamasit. Ikballe Berisha-Haduti, e shpallur non grata, e shpafur në protestë, ka shprehur në vijimëri qëndrime të ashpëra ndaj SHBA-së. Ajo është ndër personat e rrallë që kishte fotografi me ish-presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad. Kur forcat amerikane e kishin vrarë gjeneralit iranian, Qasim Soleimani, ajo i kishte quajtuar ShBA-të shtet kriminel.

Së teti, protesa shfaqi edhe një frymë antisemite. Kishte një fushatë në rretje sociale kundër Izraelit, kryesisht disinformuese, sikur Zvërneci i është shitur Izraelit, sikur aty do vijnë palestinezët etj., që kulmoi me heqjen e flamurit të vendosur në ambientet e Ambasadës së Izraelit në Tiranë. Këto atavizma fashiste besoj se kanë dëmtuar protestën duke kontribuar në zbehjen e saj.

Së nënti, simbolikat e neveritshme dhe primitive mortore të shfaqura në protestën e 4 korrikut ndryshuan imazhin e javëve të para të protestës si artistike, me slogane kreative dhe me nota të holla humori. Simbolikat mortore të 4 korrikut shumëkujt mund t'i kenë sjellë në mendje grushtin shtetit të 14 shtatorit 1998.

Së dhjeti, blogeret dhe influenceret nuk mund të konsiderohen si një vlerë e shtuar dhe natyrshme të protestës. Jo vetëm për faktin se disa prej tyre e pandehin Skënderbeun si markë rrobash, nuk njihnin Presidentin apo që librat i lexojnë nga poshtë lart. Por, ato e panë protestën si një trend, hit veror dhe mundësi për të maksimalizuar ndjekësit në llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Sot, kur në shesh del vetë bërthama e Berishës, ato u janë rikthyer reklamimit të zakonshëm të kremërave.

2 Komente

  1. F
    Fshatari

    Po sikur pergjigja e pyetjes te jete me e thjeshte Protesta e ariti qellimin e vertet ( jo ate qe thuhej ne shesh) Rama afrohet si djali plangprishes me BEne ( levizja Anti Trump e BEse dhe Iranit) , Mbrotja e "Flamigove" e ben investimin ne Sazan e Zvernec te pa mundur ( Levizja Anti Trump e Markisteve Evropiane) , Lali Eroi lirohet nga burgu ( Levizja Nati Trump e Sorosit). Te tjerat jane gjethe fiku per te mbuluar lakuriqsine e qellimit dhe orgnaizatoreve. Humbes jane Greket e Ruset qe vazhdojne akoma ne shesh me 30 vete. Humbesi me i madh jane Shqiptaret qe per lojrat e te huajve u bene vegla ( si gjithmon) per qellimet e te huajve

    Përgjigjjuni
    1. W
      Whitesnake

      Se 11-ti, kaq qe!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje