Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar situatën politike në vend, duke u shprehur se protestat e fundit kanë lënë pas një shtresë të re pakënaqësie qytetare, e cila kërkon përfaqësim politik.
Sipas Minxhozit, protesta ka përfunduar si organizim, por ka lënë pas një numër të madh problematikash dhe një grup qytetarësh që nuk ndihen të përfaqësuar nga forcat politike tradicionale.
Minxhozi shtoi se ekziston një “palë e tretë” që mendon se partitë aktuale nuk po e çojnë vendin drejt Evropës dhe se po zgjasin tranzicionin politik.
“Protesta ka ikur, por malin e problemeve e ka lënë. Ka lindur një palë, dhe kjo protestë me këta njerëz nuk përfundon këtu, vetëm është ulur në kafe. Të dyja palët, qeveria dhe opozita, duhet të bashkëjetojnë me një palë të re që kërkon të afirmohet dhe është ulur të pijë një kafe virtualisht.
Një palë e tretë mendon se dy partitë e reja nuk na fusin në Evropë, na zgjasin tranzicionin, nuk shërojnë asnjë të keqe. Është një situatë ku ka një palë të tretë që thotë: “Basta”. Këta nuk kanë lidership.”
Lini një Përgjigje