Vendi ynë ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e forcimit të institucioneve të drejtësisë dhe përafrimit me standardet evropian pasi është anëtarësuar në European Council of Legal Forensic Medicine (ECLFM), i cili është organi më i lartë më fushën e mjekësisë ligjore.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e ka cilësuar këtë si një nga arritjet më strategjike që e forcon Shqipërinë në komunitetin evropian të mjekësisë ligjore duke krijuar mundësi të reja në zhvillimin profesional, shkencor dhe institucional.
Ministri Gogu, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale shkruan se ky hap do t’i mundësojë vendit tonë të kontribuojë në hartimin e standardeve evropiane për autopsitë, hetimin e vendit të ngjarjes dhe ekspertizat mjekoligjore, të përmirësojë trajnimin dhe kualifikimin e specialistëve si edhe të marrë pjesë në projekte shkencore dhe grupe ndërkombëtare pune.
“Shqipëria tashmë ka zërin e saj në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore.
Anëtarësimi në ECLFM forcon pozicionin e vendit tonë në komunitetin evropian të mjekësisë ligjore dhe hap mundësi të reja për zhvillim profesional e shkencor.
Shqipërisë i mundësohet:
të përfaqësohet zyrtarisht në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore;
të kontribuojë në hartimin e standardeve evropiane për autopsitë, hetimin e vendit të ngjarjes dhe ekspertizat mjekoligjore;
të marrë pjesë në projekte shkencore dhe grupe ndërkombëtare pune;
të forcojë bashkëpunimin me institucionet homologe evropiane;
të përmirësojë trajnimin dhe kualifikimin e specialistëve shqiptarë;
të rrisë besueshmërinë dhe njohjen ndërkombëtare të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Një arritje që e afron Shqipërinë me standardet më të mira evropiane dhe fuqizon cilësinë e ekspertizës mjekoligjore në shërbim të drejtësisë”, shkruan ministri.
Vendi yne... zerin e saj! a ju qifsha gazetaret qe nuk dine as gjinite