Komentet negative, biznesmeni Gjergj Luca: Më bllokuan punën, Suedia dhe Japonia më kanë hetuar

9 Korrik 2026, 21:53Politika TEMA
Komentet negative, biznesmeni Gjergj Luca: Më bllokuan punën, Suedia

Biznesmeni Gjergj Luca flet për komentet negative dhe lajmet e rreme që janë publikuar gjatë kësaj kohe. Ai tregon disa nga dëmet që i janë shkaktuar ndër vite.


”Kur unë jam ndeshur për herë të parë me historinë e rrjeteve sociale, kam pasur një problem global me ta. Dua ta bëj publike sot dëmin që ata më kanë bërë, sepse deri më sot nuk kam dashur ta dinë. Para 5-6 viteve, kur mu turrën, unë u shqetësova, nisa të dal në rrjetet e mia sociale, por nuk ishin të mjaftueshme.


Më pas i kërkova Dumanit të më bëjë një check up se kush jam unë. I hodha në gjyq, që vazhdojnë, është ndërruar prokurori dhe gjyqtarja. Ndërkohë më vijnë dy letra, nga Suedia dhe Japonia, që më kërkojnë llogari në lidhje me titujt e mi si vrasës, pjesë e bandave, trafikant, etj.

Këta njerëz nuk e kuptuan çfarë unë po i shpjegoja dhe ngritën tre grupe hetimi, duke më bërë çdo bilanc të mundshëm. Unë nuk e dija, por më thirrën në ambasadat e Suedisë dhe Japonisë. Më thanë ju kërkojmë ndjesë, sepse nuk janë të vërteta ato lajme. Mua mu mbyll një sezon i tërë tregtie për të vërtetuar gjithë akuzat boshe që më janë bërë mua. Mua sot më kanë dëmtuar portalet që u kam vënë emrin gjithë tualeteve të mia”, u shpreh Luca në ”Top Story”.

1 Komente

  1. i
    i lir

    Qe qenke hetuar per vrasje dhe pjese e bandave, po na e thua ti tani, por qe ke qene dhe je trafikant droge nepermjet anijeve te peshkut ne Mesdhe e di gjysma e shqiptareve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje