Opozita voton kundër rezolutës në Komitetin Shqipëri-BE, Rama: Eurodeputetët dhe PS votuan për Shqipërinë, pakica u nisën për protestë

9 Korrik 2026, 22:20Politika TEMA
Opozita voton kundër rezolutës në Komitetin Shqipëri-BE,

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asocim Shqipëri-Bashkimi Evropian nuk arriti të dalë me një rezolutë të përbashkët në mbledhjen e zhvilluar sot në Strasburg. Kjo për shkak se deputetët demokratë nuk dhanë votën e tyre pro draftit përfundimtar, i cili u votua nga socialistët dhe eurodeputetët.

Në lidhje me votën kundër të opozitës ka reaguar kryeministri Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale, shkruan:

“Pra, të gjithë eurodeputetët, madje edhe dikush që erdhi dhe protestoi në Shqipëri, votuan për Shqipërinë së bashku me deputetët e Partisë Socialiste. Sepse Shqipëria nuk ndalon. Ndërsa deputetët e pakicës në Shqipëri votuan kundër dhe u larguan për të shkuar në protestë. Sepse Partia Socialiste nuk ndalet”.

Tekstit të dokumentit, të propozuar nga Sekretariati i Komitetit Parlamentar iu bashkëngjitën edhe rezoluta e Parlamentit Europian dhe Rezoluta e miratuar nga Parlamenti shqiptar lidhur me procesin e anëtarësimit në BE. Kjo sipas socialistëve ishte e mjaftueshme që të mos paraqisnin amendamente.

Lini një Përgjigje