Nga Mateo Spaho
Debati mbi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më i polarizuar. Nga njëra anë kemi një qeveri që, në emër të investimeve strategjike, partneriteteve publike-private dhe zhvillimit të turizmit, është akuzuar shpesh, me arsye te forta për mungesë transparence, favorizim të interesave të ngushta dhe cenim të së drejtës së pronës. Nga ana tjetër, një pjesë e protestave qytetare shfaq slogane dhe qëndrime që e paraqesin ekonominë e tregut, kapitalin privat dhe investimet si problemin kryesor. Të dyja këto qasje janë të gabuara.
Shqipërisë nuk i duhet as një model ku prona publike dhe private trajtohet si plaçkë për t'u ndarë mes klientëve të pushtetit, por as një model që demonizon sipërmarrjen, kapitalin dhe investimin privat. Vendi ka nevojë për një rrugë të mesme, të bazuar mbi ekonominë e tregut, shtetin ligjor, konkurrencën e ndershme dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.
Investimet janë jetike për zhvillimin ekonomik. Turizmi, infrastruktura dhe ndërtimi kanë qenë ndër sektorët që kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Pa kapital privat nuk krijohen vende pune, nuk rriten të ardhurat dhe nuk zhvillohet ekonomia. Për këtë arsye, do të ishte gabim të mohohej roli pozitiv që ekonomia e tregut ka pasur në transformimin e vendit pas rënies së sistemit komunist. Sot mbi 550 mije Shqiptare nga reth 750 mije, mbi 75% e totalit, punesohen nga sipermarrje private.
Megjithatë, një ekonomi tregu nuk është kopeshti i privilegjeve politike. Kur investimet nuk fitohen përmes konkurrencës, por përmes lidhjeve me pushtetin, tregu pushon së funksionuari si treg. Kur PPP-të, koncesionet apo projektet strategjike zhvillohen pa garë reale, pa transparencë dhe me dyshime për korrupsion, nuk kemi kapitalizëm funksional, por kapitalizëm klientelist e oligarkik. Humbës nuk janë vetëm pronarët që u cenohen të drejtat, por edhe sipërmarrësit e ndershëm që nuk kanë akses të barabartë në treg...ne fund te fundit cdo konsumator Shqipetar!
Prandaj, mbrojtja e pronës private nuk është pengesë për zhvillimin; ajo është kusht për zhvillim të qëndrueshëm. Askush nuk duhet të përballet me shpronësime të padrejta, presione administrative apo procedura të paqarta vetëm sepse një projekt konsiderohet me interes ekonomik. Respektimi i pronësisë është një nga themelet e një ekonomie moderne dhe të besueshme.
Po aq e rëndësishme është edhe përfshirja e komuniteteve në vendimmarrje. Për projektet e mëdha që ndryshojnë përgjithmonë territorin, mjedisin ose mënyrën e jetesës së një komuniteti, konsultimet publike nuk duhet të jenë një formalitet. Në raste të veçanta, referendumet vendore mund të jenë një instrument demokratik për të matur vullnetin e qytetarëve dhe për të rritur legjitimitetin e vendimeve. Kjo nuk do të thotë bllokim i zhvillimit, por zhvillim me konsensus dhe përgjegjësi.
Nga ana tjetër, protestat qytetare fitojnë besueshmëri kur fokusohen te sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe mbrojtja e interesit publik, jo kur përqafojnë retorikë që e paraqet çdo investim privat si të dëmshëm. Historia ekonomike, si në Shqipëri ashtu edhe në vendet që kanë arritur mirëqenie të lartë, tregon se ekonomia e tregut mbetet mekanizmi më efikas për krijimin e pasurisë. Sfida nuk është të zëvendësohet tregu, duke demtuar konsumatoret (sic po ben vete Rama me duke dhene per llogari te njerezve mbi 4 milion euro per koncertin e nje kongetari amerikan, kur Shqiptaret nuk kane vleresuar ate, pasi nuk kane blere biletat per koncertin e tij) por të garantohet që ai (tregu) të funksionojë me rregulla të drejta për të gjithë.
Në fund, zgjedhja nuk është mes betonizimit pa kufi dhe refuzimit të çdo investimi. Nuk është mes klientelizmit dhe antikapitalizmit. Shqipërisë i duhet një model ku investimet mirëpriten, por fitojnë përmes konkurrencës dhe jo lidhjeve politike; ku prona respektohet; ku korrupsioni ndëshkohet; ku komunitetet dëgjohen; dhe ku zhvillimi ekonomik ecën paralelisht me demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Vetëm një ekonomi tregu e ndërtuar mbi konkurrencën, transparencën dhe respektimin e ligjit mund të prodhojë zhvillim të qëndrueshëm, besim te institucionet dhe mirëqenie për qytetarët. Ky është kompromisi që Shqipëria ka nevojë të ndërtojë, larg skajeve ideologjike dhe pranë interesit publik.
Marrë nga Mapo.al
Sa bukur flasin keta, si profesora. Po mir e ke ti o zotni, arsyetimi eshte i drejt, nuk sulmohet sipermarrja ne nje shtet normal demokratik dhe kapitalist. Po ne nuk jemi shtet normal me model normal kapitalist. Modeli jon eshte te hane pak dhe te tjeret te ngrohen ne diell. Modeli jon eshte: politikan te korruptuar dhe narkos qe perdorin oligarket si lavatrice. Eshte nje organizat kriminale e nje pakice qe vjedh shumicen, dhe e perseris vjedh shumicen. Ne 21 janar u vran 4 te pafajshem per 700 mij eurot qe po vidhte Like floriri. Dhe Like floriri dha doreheqjen sepse kishte besim te drjetesia e kapure prej tij dhe Sali bajges. Balluqes i dolen skandale qindra miliona eurosh dhe cfar beri Palloshi? Nuk e la drejtesin ta arrestonte, po ndihmoi Balluqen me forcen e kartonave te deputeteve te tij eunuk dhe anonim, keshtu qe Balluqja te ket mundesi ti rregulloj nja dy gjera. Ja ky eshte shteti jon.
Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira. Dhe qellimi i mire eshte nderhyrja e shtetit ne konkurencen e lire. Flitet per prone publike, per partneritet te prones publike me ate private. Duket shume e mire por..... pikerisht ketu fillon rruga per ne ferr. Ne momentin qe i ke dhene shteti te drejten e prones publike fillon dhe klientalizmi, betonimi, privilegjet politike. Sepse shteti ne kete moment ka fuqi mbi ate per te cilen ai eshte krijuar. Ne kete moment shtetaret per interesat e tyre ( ata jane njerez dhe eshte ne natyren e njeriut, bere nga Zoti apo Natyra) fillojne e shikojne cfare do te perfitojne nga kjo fuqi. 1946- komunistet ne Shqiperi me qellime te "mira" luftuan pronen e MADHE private, e shtetezuan ate, e bene "pubike" ( filloj partneriteti publike -private). Dhe me pas dihet cfare ndodhi. Shteti eshte nje e keqe e domosdoshme, por populli mund te minimizoj kete te keqe ( kurr e nuk zhduket) duke i dhene shtetit ( shtetareve) sa me pak fuqi. Ne ekonomi shteti ka vetem nje rol. Te ruaj me ligje konkurencen e lire. Partner me privatin do te thote qe konkurenca e lire fillon te demtohet, sespe nderhyn interesi i shtetit qe ka per detyre te ruaj konkurencen e lire. "Partneriteti me privatin" eshte Marksisem, i modifikuar nga Neo Marksistet ( filluar me Antoni Gramshin ne vitet 1930) qe per te aritur ne komunizmin e Marksit zgjodhi nje modifikim te rruges origjinale te Marksit. Ne vend te sekuestrimeve, rruga e socializmit per te vajtur ne Komunizem fillon me partneritetin me privatin. Pra sado te perpiqen neo Marksistet te na japin qelimet e mira te kesaj rruge, ajo perfundon ne te njetin ferr si Shqiperia ne vitet e komunizmit.