Skena e TKOB përgatitet për "gjeniun" Beethoven!

9 Korrik 2026, 19:27Kulturë TEMA
Skena e TKOB përgatitet për "gjeniun" Beethoven!

Skena e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit po përgatitet për një nga kryeveprat më madhështore të historisë së muzikës, Simfoninë e 9-të të Beethoven-it.

Vepra monumentale që i dha botës himnin universal të vëllazërisë dhe shpresës, do të interpretohet në një mbrëmje të jashtëzakonshme artistike në TKOBAP.

Simfonia e 9-të e pati premierën në maj të vitit 1824. Ajo ishte simfonia e fundit e Beethoven-it, ku kompozitori përfshiu kor dhe solistë vokalë në finalen e veprës. Simfonia ka katër pjesë dhe finalizohet me “Ode to Joy”, ku kori këndon mbi idenë e vëllazërisë njerëzore, sipas tekstit të Shilerit.

Vepra vjen nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, me dirigjent kori Dritan Lumshin dhe në skenë do të ngjiten solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha e Armando Likaj, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së në një bashkëpunim me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP-së.

Simfonia Nr. 9 e Ludwig van Beethoven, do të vijë në datën 14 korrik për të përjetuar nga afër një nga kryeveprat e pavdekshme të repertorit simfonik.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje