Koncerti i Kanye West në Tiranë ka tërhequr më shumë të huaj sesa finalja e Conference League, të cilët kanë blerë bileta. Kryeministri Rama ka ndarë pamjet e stadiumit të ndërtuar posaçërisht për koncertin e 11 korrikut, i cili duket të jetë drejt përgatitjeve të fundit.
“Mirëmëngjes, dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Eagle Stadium, i cili ndodhet pranë autostradës Tiranë-Durrës, do të presë rreth 60 mijë spektatorë dhe pritet të jetë eventi më gjigant muzikor i organizuar në Shqipëri.
Biletat nisin nga 120 euro, ndërsa ato VIP arrijnë deri në 339 euro. Shfaqja në Tiranë është pjesë e turit botëror të reperit për vitin 2026 që është pritur me polemika në disa vende të botës.
Megjithatë, një muaj më parë, West mbajti një koncert në Stadiumin Olimpik Atatürk në Stamboll, ku sipas organizatorëve morën pjesë rreth 118 mijë spektatorë dhe sipas artistit, u thye rekordi i numrit më të lartë të fansave në një stadium.
Organizator i koncertit në Tiranë është kompania “Streetlife”, me bazë në Berlin, e cila ka organizuar më herët koncerte të artistëve si 50 Cent, Drake, Snoop Dogg, Kendrick Lamar dhe Nicki Minaj. Në Shqipëri, eventi mbështetet nga Redcloud dhe Live Label. A.K./TemA
Dhe kur flet ky hajduti i Lindes me kapele duhet besuar
Kush leshin e sheh Conference League mor legen. Prandaj e mbajten ne Tirane se nuk e sheh njeri.
Koncerti me i madh ne Shqiperi, eshte dhe do jete koncerti i DJ Bobo ne veren e 99.Falas. Ka qene sheshi Skenderbeg deri ku te shihte syri plot me njerez.
Le te beje koncerte sa te doje West apo cdo artist i mundshem. Cdo kryeministri qe paguan leke nga fondi i emergjences? Cila eshte emergjenca? Eshte aktivitet privat,pse duhet te paguaje leket e fakireve te permbytur,te djegur apo te demtuar nga termeti?
E shef mamaja dhe gruaja jote mor kafshe dythundrake.Ti mos harro: Gaveten e garuzhden e marmalates dhe vrap ne pordheste. Ne fund patlllixhonin e Rames. Haj tung dhe mos harro.
"Organizator i koncertit në Tiranë është kompania “Streetlife”, me bazë në Berlin"--pra është një koncert i organizuar nga një firmë private e specializuar në këtë degë??përse gjiganti ynë thotë "4 mln € për koncertin e Kanye West, Rama: I dhamë për të mos turpëruar Shqipërinë."???e para përse përzihet në një koncert privat,të organizuar nga një firmë e huaj??e dyta!?përse duhet ta paguaj ky këngëtarin?e aq më tepër përse duhet të turpërohet shqipëria nëse askush nuk shkon në koncertin e një këngëtari???këtë llogjikën "tonë",të politikarëve tanë nuk e kuptoj fare!për tu dukur "të pasur",pa brekë në bythë,ne japim para për të mashtruar të tjerët se jemi pasanik bythërrjepur??ke bo nodnjë kurs në rusi o gjigant??ata shesin pordhë më keq se erodgëni që ju jep para fëmijëve,sikur të ishin të tijat!
Braviiiii! Suksese dhe nje falendrim te madh per irganizatoret!