Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi!

8 Korrik 2026, 12:50Bota TEMA
Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon

Qeveria spanjolle ka lëshuar një deklaratë në përgjigje të urdhrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë me Spanjën, të cilën gazeta spanjolle El Pais raportoi se ishte përgatitur në rast se presidenti amerikan do ta sulmonte vendin në samitin e NATO-s.

Në deklaratën e zyrës së kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez thuhej se “Spanja i pret këto deklarata me qetësi dhe normalisht”, duke shtuar se ata nuk duan që të ndryshojnë marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet në fushën sociale, kulturore dhe ekonomike.

“Lidhjet ekonomike krijohen nga kompani private, jo nga qeveritë. Marrëdhënia dypalëshe midis SHBA-së dhe Spanjës është e dobishme për të dy vendet, si në sferën tregtare ashtu edhe në atë të mbrojtjes.”

Më herët, Trump theksoi se Spanja ishte një partner i tmerrshëm në NATO, duke urdhëruar ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me të.

“Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë, unë nuk dua të kem asnjë lidhje me Spanjën. Ndërpritni të gjithë tregtinë me Spanjën, përfshirë vizitat. Ne nuk duam asgjë. Shihini të kthehen me vrap, oh, do të kthehen me vrap.”, u shpreh presidenti Trump.

1 Komente

  1. e
    emer

    ahah.. me nje fjale Spanja i thote Trapit.. AS NA RRUHET FARE !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje