“Turp që ti përfaqëson atë vend” - Përplasja e Mbappe me senatoren paraguaiane, Celeste Amarilla reagon sërish: Dhunë gjinore, kush je ti që…

7 Korrik 2026, 13:10Sport TEMA
“Turp që ti përfaqëson atë vend” -

Polemika mes kapitenit të Francës, Kylian Mbappé, dhe senatores paraguaiane Celeste Amarilla është përshkallëzuar, pasi politikania i është kundërpërgjigjur sulmuesit francez, duke kërkuar një falje publike dhe duke paralajmëruar se mund ta padisë.


Debati nisi pas fitores 1-0 të Francës ndaj Paraguait në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, ndeshje e vendosur nga një penallti e Mbappé. Pas eliminimit, Amarilla publikoi në rrjetet sociale një seri komentesh me përmbajtje raciste ndaj futbollistit.

Ajo e quajti Mbappé një “kamerunas të kolonizuar” që “shtiret si francez”, duke e cilësuar gjithashtu “brut që nuk mësoi kurrë as të shkruante”. Në një tjetër koment, senatorja shkroi: “Në vend të qumështit të gjirit, ai thithi kokos dhe krijesat më të arsimuara që ka dëgjuar ndonjëherë ishin shimpanzetë.”

Mbappé reagoi publikisht në platformën X, duke dënuar deklaratat si raciste dhe plot urrejtje.

“Je një grua e neveritshme dhe nuk përfaqëson popullin e Paraguait”, shkroi sulmuesi francez, ndërsa vlerësoi kombëtaren paraguaiane për mënyrën se si luftoi në fushë gjatë turneut.

Pas reagimit të Mbappé, Federata Franceze e Futbollit njoftoi se i kishte referuar deklaratat e senatores prokurorisë për procedura gjyqësore. Edhe presidenti i Federatës, Philippe Diallo, dënoi ashpër fyerjet ndaj futbollistit dhe Francës, ndërsa qeveria e Paraguait u distancua nga komentet, duke deklaruar se “i dënon dhe i refuzon” ato dhe se mbetet e përkushtuar ndaj respektit, barazisë dhe të drejtave të njeriut.

Megjithatë, Amarilla nuk u tërhoq plotësisht. Në një deklaratë të gjatë, ajo pranoi se ishte penduar për gjuhën e përdorur dhe se e kishte fshirë postimin.

“U pendova që të ofendova me të njëjtat fyerje që kam marrë edhe unë, sepse edhe unë jam përçmuar për faktin që jam me prejardhje të përzier dhe latine. Kuptova se po përsërisja modele që i urrej dhe e fshiva postimin,” shkroi senatorja.

Megjithatë, ajo kërkoi që edhe Mbappé të kërkojë falje.

“Tani kërkoj që edhe ti të tërheqësh deklaratën tënde dhe të më kërkosh falje. As unë nuk do ta toleroj dhunën tënde.”

Amarilla këmbënguli se problemi nuk është me Francën, por me vetë futbollistin.

“Problemi është mes meje dhe teje. Nuk kam thënë kurrë asgjë kundër Francës. Përkundrazi, jam me ju. Kam studiuar në një shkollë franceze nga mosha dy deri në 17 vjeç, flas frëngjisht dhe më pëlqen të vizitoj Francën. Problemi është me ty.”

Ajo akuzoi Mbappé për “arrogancë dhe përçmim” ndaj futbollistëve të Paraguait gjatë ndeshjes, duke pretenduar se sjellja e tij “lëndoi të gjithë vendin tim”.

Në pjesën e fundit të reagimit, senatorja mbrojti mandatin e saj politik dhe akuzoi Mbappé për “dhunë politike ndaj grave”.

“Kush je ti që të më quash të padenjë apo të neveritshme, kur nuk më njeh fare? Kjo është dhunë e pastër gjinore. Dhunë politike ndaj një gruaje që është zgjedhur me votën e popullit të saj. Më përçmon pikërisht sepse jam grua.”

Në përfundim, Amarilla i bëri thirrje sulmuesit francez të “nderojë shtetësinë e tij franceze” duke kërkuar falje dhe duke tërhequr deklaratat, ndërsa paralajmëroi se në të kundërt mund të ndërmarrë veprime ligjore për atë që e cilëson si dhunë politike me bazë gjinore.

Deri tani, Mbappé nuk ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të senatores paraguajane.

5 Komente

  1. E
    E VERTETA

    Plehra te neveritshme ka gjithandej neper bote si kjo "mender me thene senatorja" qe per pak vemendje lepijne ku te jete , edhe ne wc.Kombetarja e Paraguajit beri nje loje te piset dhe duhet te ishte ndeshkuar nga albitri , ndersa Mbappe dhe te gjithe futbollistet franceze ruajten qetesine ne menyre shembullore ndaj dhunes dhe provokimeve te tyre.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VK

      Paraguaji eshte per vete vari karin kur duan te bejne dhe ata zorret si racista. Keta bythqimat e Amerikes Latine mire qe nuk kane fuqi se jane te mbysin. Keta vijne ne Amerike dhe hiqen sikur jane rraca me e zgjuar kur shumica jane 1 eter te gjate. Po kjo baxhella e shan dhe kur i kthehet ai kjo ben si viktime. Ptu te qr

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Shpifesire INJORANTE RACISTE e HIPOKRITE qe insiston kot ne budallallekun e vet. Mbappe u tregua ZOTERI ne krahasim me sjelljet antisportive e provokuese te futbollisteve paraguayane, qe ishin per Turp gjate gjithe ndeshjes. Cudia ishte ARBITRI, ku i kishte kartelat!? As qe duhet t'i ktheje mé ASNJE pergjigje as kesaj e askujt . Gjithe bota e pa ne mondovizion c'ishte per te pare.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?

          Qyqaaaa. Po kjo cfarë pati? Senatorja merret duke sharë futbollistët që luajnë me top. Politikanët gabelë të Amerikës Latine. I kanë shtetet e veta të dhjera dhe të varfra dhe kanë kohë të merren me futbollistët e botës. Vaj medet....

          Përgjigjjuni
          1. X
            X

            Ky Mbapushi i shkrete ne fakt nuk beri asgje. Tha dicka qe e pame te gjithe ne televizor. Paraguaji erdhi per grushta jo per futboll. Se futboll nuk dinin. Lojtaret e Paraguajit i rrahen dhe i goditen lojtaret e Frances gjate gjithe ndeshjes se e dinin qe nuk fitonin dot. Mbapeja hengri grushta dhe shkelma gjate gjithe ndeshjes dhe nuk beri asgje, vetem qeshi. Mesa duket kishte marre lajmerim nga stafi francez qe mos te reagoje ndaj provokimeve. Qellimi ishte qe ti provokonin keq lojtaret e Frances qe te merrnin karton te kuq po nuk e arriten.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje