Zyrtare: Konfirmohet lajmi i Gazetës TemA, Gaz Demi prezanton Florin Bratun si trajner të Partizanit

6 Korrik 2026, 13:05Sport TEMA
Zyrtare: Konfirmohet lajmi i Gazetës TemA, Gaz Demi prezanton Florin Bratun

Lajmi i raportuar disa javë më parë nga gazetari i Gazetës Tema, Fatjon Baze, është konfirmuar zyrtarisht. Florin Bratu është trajneri i ri i Partizanit.

Tekniku rumun është prezantuar sot nga presidenti i klubit, Gazment Demi, duke marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës së kuqe për sezonin e ri.

NJOFTIMI

FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Florin Daniel Bratu. 46 vjeçari nga Rumania, i cili është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi do të drejtojë të kuqtë në sezonin e ri 2026 - 2027.

Bratu me një karrierë të pasur si lojtar dhe trajner në Rumani dhe Qipro, si dhe eksperiencë në drejtimin e Kombëtares U-21 të Rumanisë, do të shënojë në drejtimin e të kuqve edhe përvojën e parë në kampionatin shqiptar.

Bratu ka nënshkruar një kontratë 1+1 dhe vjen në drejtimin e "Demave të Kuq" për të nisur projektin e ri ambicioz dhe fitues.

 

Lini një Përgjigje