Mes dilemës rezervat kafshësh dhe njerëzish apo komb modern

6 Korrik 2026, 13:35Blog Dritan Hila

Në vitin 1913 Gertrud von Laffert, bashkëshortja e ambasadorit gjerman në Stamboll, që shoqëronte bashkëshortin e saj në komisionin 6 palësh që përcaktonte kufijtë e Shqipërisë, shkruante për ne se “janë barbarë që është e mira të mbahen si rezervat ku turistë të vijnë me sezone që të shikojnë njerëzimin në fazat primitive dhe sesi vriten me njëri-tjetrin, kurse në sezonet ndërmjetës t’ju hiqen armët në mënyrë që të shumohen”.

Pas gati një shekulli, duke parë protestuesit që kundërshtojnë resortet, të lind dyshimi se Von Laffert nuk e ka pasur keq. Mesa duket fansave të saj iu shijon që të rrinë në gjendje primitive.

Ndryshe nga sa pretendojnë ambientalistët shqiptarë dhe ekstremistët evropianë, bregdeti shqiptar, hiq disa njolla të papërfillshme krahasuar me 400 e sa kilometra të tij, është i shkretë. Shumicën e atij Adriatikas e zënë lagunat. Nëse nuk ndërtohet në këtë vijë për hatër të disa pelikanëve e harabelave, i bie që kjo zonë mos të ketë zhvillim. Dhe duhet pasur parasysh që bregdetet ranore nuk hyjnë në top listën e të preferuarve, është sforco e madhe dhe e dyshimtë ekonomike nëse do jenë rentabël, por gjithsesi më mirë të provosh sesa të pranosh ndenjen në vend.

Tentativa e Ramës e shfaqur tek “Albanian Files” që ta urbanizojë këtë vijë, është një ambicie e cila ia vlen. Prania e arkitektëve me famë, i jep shansin të bëhet brand.

Shqipëria, ndryshe nga sa ulërasin pinjollët shqiptarë të Von Laffert, është në gjendje të mjeruar përsa i përket infrastrukturës turistike. Ka shumë pak hotele me mbi 50 dhoma dhe jashtë brandeve ndërkombëtare; nuk ka sisteme moderne të përpunimit të mbeturinave dhe personel të pakualifikuar. Për mos përmendur që nuk ka marina, të cilat janë edhe baza e një turizmi që sjell para. Ende sot turisti që vjen, nuk shpenzon më tepër sesa i kushton mikpritësve dhe shtetit shqiptar.

Kurse të pasurit shqiptarë i çojnë jahtet e tyre në Greqi ose Mal të Zi, pikërisht sepse këtu mungon infrastruktura.

Ndaj ndërtimi i resorteve dhe marinave është hapi i parë drejt modernizimit.

E veçanta e kësaj është që sponsorët e këtyre protestave janë pasardhësit e Gertudës, që duan të na shohin ende si rezervat, ku të vijnë të zbaviten, me pak fat të shikojnë si vritemi për një parking apo shikim shtrembër, ndërsa mbi kokë fluturojnë flamingot. Kuptohet që nuk shprehen aq haptas sa Gertuda por rezultati njësoj është. Nuk do ishte çudi, që nëse marrim mend e tyre, një ditë të na kërkonin të dilnim të veshur me fustanella, tirqe e brekushe.

Sa i takon kundërshtive të këtij trendi të përshkruar në “Albania Files” nuk duhet harruar që ndryshimet urbane sjellin edhe ato sociale, të cilat natyrshëm prodhojnë kundërshti. Pa harruar që ne jemi kombi që të vetmen industri që kemi është prodhimi në seri i Haxhi Qamilëve.

11 Komente

  1. D
    Dashi

    I madh je Dritan , shumë real e largpamës .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptar

      Fiks

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirikum

        Te lumte dora. Aq mbrapa i ka lene 500 vjetet e kaluara sa te vafrit nuk dine se cfare bejne e cfare kerkojne, se te sharat i kane ne maj te gjuhes. Shko ne stadium edhe me quranjosi do pellasi sa ka ne koke duke share cfare ti vij ne gojë, se i forti ka tjeter zanat ai do gjuaj me cfare ka ne dore dhe do shkaterroj stadiumin.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zahof

          E mori dhe ky kocken ka 13 vjet nuk bon asnji pun lipin lepin me grun e vet erdhri koha per pushime do tjapi pronari edhe bonus.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arseni

            I ke rene pikes Dritan shumica e shqitareve Jane ne ate stad qe tregon Gertrude vetem se Jane veshur firmato

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sass

              Nuk besoj dhe jam i bindur se shpellarizmi nuk do te triumfoj nga civilizimi….. kohet ndeyshojn dhe them se dhe kjo pjes e vogel e shoqeris shpellare do tua kepusim bishte ne pjesa tjeter ne shumice….. dhe pastaj gjermani mbse nderron mendim, ka argumeta te forta ta perdorin thenjet se shqipet akoma jane me bisht sepse po habisin shume vende qe nuk e kan ditur se ku bjen shqiperia ca majmun te palare qe kacavirren portave te policis se shtetit……… trima kur jane jashte dhe qajne si femijet kure policia ju heke zdrug aty brenda…… dhe mire ju behet. Po te kishte qene NON GRATA kryeminister 200 te pakten i kishte percjell ne tufine pa band frymore

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mendim ndryshe

                Një nga problemet më të mëdha të debatit publik në Shqipëri është prirja për ta zëvendësuar argumentin me etiketën. Shkrimi i Hilës është një shembull tipik. Në vend që të analizojë nëse projektet turistike janë të mira apo të këqija, ai i ndan shqiptarët në dy kampe: ata që duan "modernizimin" dhe ata që duan ta mbajnë Shqipërinë "rezervat". Ky nuk është argument. Është propagandë. Gabimi i parë dhe më i rëndë është krijimi i një dileme të rreme: ose ndërtohen resorte dhe marina, ose Shqipëria mbetet primitive. Historia e zhvillimit ekonomik e përgënjeshtron këtë pretendim. Vendet më të zhvilluara turistike nuk kanë zgjedhur mes natyrës dhe zhvillimit; ato kanë ndërtuar duke respektuar kufijtë ekologjikë, planifikimin urban dhe interesin publik. Askush nuk thotë se Shqipëria nuk duhet të ndërtojë. Debati është ku duhet të ndërtojë, sa duhet të ndërtojë dhe me çfarë standardesh. Hila e nis argumentin me një citim të Gertrud von Laffert, duke sugjeruar se ambientalistët e sotëm janë trashëgimtarët e mendësisë kolonialiste të vitit 1913. Kjo është një analogji pa bazë. Të mbrosh një lagunë nuk do të thotë të duash që shqiptarët të jetojnë në varfëri. Po kështu, të kërkosh studime serioze mjedisore nuk do të thotë të jesh kundër zhvillimit. Kjo është një teknikë klasike propagandistike: në vend që të rrëzosh argumentin e kundërshtarit, shpik motive të errëta dhe ia atribuon atij. Më pas Hila minimizon rëndësinë e lagunave duke folur me përçmim për "pelikanë e harabela". Ky është një keqkuptim elementar i funksionimit të ekosistemeve. Lagunat nuk ekzistojnë për zogjtë. Ato mbrojnë vijën bregdetare nga erozioni, filtrojnë ndotjen, krijojnë rezerva peshku, zbusin përmbytjet dhe janë pjesë e infrastrukturës natyrore të vendit. Nëse ato shkatërrohen, humbet edhe ekonomia që mbështetet mbi to. Paradoksi është se ndërkohë që Hila tallet me mbrojtjen e natyrës, vendet që ai do t'i quante modele zhvillimi kanë shpenzuar miliarda euro për të rikthyer laguna, këneta dhe habitate që dikur i kishin betonizuar. Pra, Shqipërisë po i kërkohet të përsërisë gabimet që të tjerët po përpiqen t'i korrigjojnë. Një tjetër pretendim është se bregdeti shqiptar është "i shkretë". Në fakt, një bregdet nuk është bosh vetëm sepse nuk është ndërtuar. Ai është një pasuri ekonomike në vetvete. Sot turistët me të ardhura të larta nuk udhëtojnë vetëm për hotele luksoze; ata kërkojnë peizazhe të paprekura, biodiversitet, qetësi dhe autenticitet. Këto janë burime ekonomike po aq të vlefshme sa betoni. Hila pretendon se ndërtimi i resorteve dhe marinave është "hapi i parë drejt modernizimit". Edhe kjo nuk qëndron. Modernizimi nuk matet me numrin e kullave apo të marinave. Ai matet me shtetin e së drejtës, me institucionet, me arsimin profesional, me administratën funksionale, me transportin publik, me trajtimin e ujërave të zeza, me menaxhimin e mbetjeve dhe me konkurrencën e ndershme. Përndryshe, resortet bëhen ishuj luksi të rrethuar nga kaosi. Në të gjithë botën ka plot shembuj ku ndërtimet masive buzë detit kanë sjellë fitime afatshkurtra, por dëme afatgjata: ndotje, mungesë uji, betonizim të plazheve, rritje të çmimeve të banimit dhe humbje të identitetit lokal. Pikërisht për këtë arsye sot shumë shtete vendosin kufizime shumë më të forta për ndërtimet në bregdet sesa kishin tridhjetë vjet më parë. Një argument tjetër i Hilës është se Shqipëria nuk ka hotele të mëdha, marina dhe marka ndërkombëtare. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Por nga kjo nuk rrjedh automatikisht se çdo resort është investim i mirë. Një investim është i mirë kur krijon vlerë të qëndrueshme, respekton ligjin, nuk privatizon pasuri publike dhe nuk shkatërron burimet që e bëjnë zonën tërheqëse. Po aq problematik është identifikimi i çdo proteste me prapambetje. Në demokraci, protesta nuk është pengesë për zhvillimin; ajo është mekanizëm kontrolli. Falë protestave janë ndalur projekte të dëmshme në shumë vende të botës. Po aq, falë debatit publik janë përmirësuar edhe projekte që më pas kanë rezultuar të suksesshme. Demokracia nuk funksionon mbi bindjen se qeveria ka gjithmonë të drejtë. Hila përdor vazhdimisht etiketime si "Haxhi Qamilë", "barbarë", "pinjollë të Von Laffert" dhe "ekstremistë". Kjo nuk e bën argumentin më të fortë; përkundrazi, tregon mungesë besimi tek forca e fakteve. Kur mungojnë provat, zëvendësohen me ofendime. Në thelb, autori ngatërron zhvillimin me betonizimin. Por këto nuk janë e njëjta gjë. Një vend mund të ndërtojë shumë dhe të mbetet i pazhvilluar, ashtu si mund të ruajë natyrën dhe të ketë ekonomi të fuqishme. Çelësi nuk është sa beton derdhet, por sa mirë menaxhohen burimet. Shqipëria nuk ka nevojë të zgjedhë mes flamingove dhe marinave. Nuk ka nevojë të zgjedhë mes pelikanëve dhe vendeve të punës. Nuk ka nevojë të zgjedhë mes natyrës dhe ekonomisë. Ka nevojë për planifikim, institucione, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Modernizimi nuk është aftësia për të ndërtuar kudo. Modernizimi është aftësia për të ditur edhe ku nuk duhet ndërtuar. Pikërisht ky është dallimi mes një shteti që konsumon pasuritë e tij dhe një shteti që di t'i përdorë ato për mirëqenie afatgjatë.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beta

                  Doli ky legeni i biri i nje sigurimsi ti beje gojore Rames . Gruaja e ketij legeni Kushurira e Nexhminje Hoxhes ; Rudina Xhunga qe merr miljona euro nga bashkite per lakrorin me nje pete , me dy petta dhe pa pets etj... Ky Dritani i hiles ka dhe vajzen Doganjere. Bravooooooooooo .....!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beta

                    Doli ky legeni i biri i nje sigurimsi ti beje gojore Rames . Gruaja e ketij legeni Kushurira e Nexhminje Hoxhes ; Rudina Xhunga qe merr miljona euro nga bashkite per lakrorin me nje pete , me dy petta dhe pa pets etj... Ky Dritani i hiles ka dhe vajzen Doganjere. Bravooooooooooo .....!!!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje