Arkivoli në protestë/ Deputeja e PS: Dhuna nuk justifikohet! Kemi sinjale për një dialog mes qeverisë dhe protestuesve

6 Korrik 2026, 14:35Politika TEMA
Arkivoli në protestë/ Deputeja e PS: Dhuna nuk justifikohet! Kemi

Deputetja e PS, Romina Kuko ka komentuar në një lidhje për Report Tv, se pamjet me arkivolin në bulevard e kthejnë Shqipërinë pas në një kohë që nuk ekziston më.

Ajo u shpreh se në protestë ka një pjesë qytetarësh që kanë kërkesa të drejta dhe se po kirjohet Rruga e duhur për një urë komunikimi me qeverisë dhe protestuesve.

“Unë mendoj që protesta e ka ndarë vetë se cila është ajo pjesë legjitime që ka kërkesa të drejta dhe ajo që të çon në akte dhune. Nuk është fare e vështirë t’i dallosh ata që duhet të kthejnë remishencat e një kohe që nuk ekziston më. Kushdo që distancohet nga pamjet si ato të shtatorit të 1998-ës në kujtesën e njerëzve, është në nderin e tyre. Shqipëria është një vend që ka vuajtur nga dhuna politike dhe ndaj nuk është vendi për të bërë teatër”, tha ajo.

Kuko, pa hyrë në detaje të hollësishme, shtoi se ka një sinjal të mundshëm për një dialog mes qeverisë dhe protestuesve.

"Ne e dimë shumë mirë që të kesh protestues në shesh është shenjë demokracie, dhe këtë e shohim në çdo vend të Europës. Por ne duhet ta ndajmë një protestë legjitime dhe një protestë me aktorë që duan që ta marrin peng atë. Kjo protestë ka krijuar një konflikt social dhe për këtë duhet të jemi koshient. Tani duhet të ndajmë pjesën e zhurmës dhe ata që duan një zgjidhje reale. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për një urë komunikimi mes qeverisë dhe protestuesve", tha ajo.

6 Komente

  1. 1
    101

    Bravo Romina Soreka je bo e fameshme , pasi Sulltani i Surrelit te perdori si klering per te huajt...! Si rasti i ambasadorit te B.E - se Soreka.

    Përgjigjjuni

          1. B
            Botox

            Mashtrime dhe manipulime. Dhunen e nxit dhe e krijon ram hajduti

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeri i arsyes

              po mor po, se dhe Sala keshtu thoshte, policia na qelloi me molotov.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje