Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, deklaroi se do ta mbështesin rrugëtimin e tyre për të ardhmen.
“Këtu jemi për të ardhmen që nuk ndalet, sepse vjen, dhe për të shkuarën që nuk kthehet sepse ka ikur, Pikërisht për t’iu gjendur pranë bizneseve me të ardhmen që po vjen me shpejtësi në mënyrë të pandalshme, që është anëtarësimi në BE. Ne jemi angazhuar në krijimin e këtij program kombëtar që do ta mbështesim edhe me ekspertizën, që do të angazhojë në funksion të programit ekspertë të mirë informuar dhe mirë përgatitur për të asistuar sipërmarrjen shqiptare. Jemi në kushtet ku na duhet nga njëra anë të mbështesim sipërmarrjet, që e kemi bërë dhe do të vijojmë ta bëjmë, ky është sistemi i krijimit të vendeve të punës nga sipërmarrjet, zhvillimi social nëpërmjet zhvillimit të ndërmarrjes.
Ne duam që në radhë të parë sipërmarrja e vogël dhe e mesme shqiptare të ketë sot shansin që nëse ka kapacitetin e kurajës së mjaftueshme, e idesë së qartë për të nesërmen dhe të vullnetit të domosdoshëm për ta çuar idenë përpara me kurajo të ketë mbështetjen tonë. Mbështetja jonë për këtë kategori është domethënëse, që do të materializohet në ditët e ardhme me hapjen e “Dyfisho ndërmarrjen tënde”. Në mbështetje të të gjithë atyre që do të duan të rriten më lartë, të rrisin volumin, të përgatiten për të mos u fshirë nga era e fortë e këtij transformimi i përfshirjes në tregun e BE“, tha Rama.
Ndoshta duke filluar nga dita e djeshme do punosh si duhet për vēndin, por udhēheqēsit e huaj ta kan vēnē vijēn e kuqe. E di shprehjen popullore " mē mir mbrohu nga sēmundja se tē shērohesh orej saj. Alda Klosi, Tahiri ( ministri), Veliaj ( kryebashkiaku) Belinda ( zv kryeministrja dikurshme) Ahmetaj (ministri) Beqja (shēndetsia), jan gjith kēta qē jan tallur ne ti duke shpērdoruar detyrē.Dhe akoma ke sy e faqe tē na dalēsh pērpara.Vare veten me kollare o Dinoooooo.
Jo në tik tok o pallosh, por në qendrat industriale moderne që ke ndërtuar si qeveri. Në bazat dhe poligonet e ushtrisë. Në laboratorët shkencorë. Në impiantet e naftës dhe rafineritë. Në fushat dhe sektorët e bujqësisë moderne. Në portet dhe kantieret e flotës detare. Në rrjetin dhe uzinat e hekurudhës. Aty prezantoi programet për bizneset, ushtrinë, bujqësinë, naftën ,zhvillimin. Por i ke të gjitha në mesjetë, ashtu siç të urdhëron greku që i shërben duke ju shitur shqiptarëve lugën boshe të propagandës bombastike