Protesta që prej javësh është paraqitur si lëvizje qytetare, e cila pretendon se refuzon kategorikisht të gjitha partitë politike, po përballet gjithnjë e më shumë me praninë e figurave të lidhura me Partinë Demokratike.
Në protestën e fundit ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalim edhe Petrit Tafaj, drejtues i strukturave të PD-së për Gjermaninë. Prania e tij në podium shton pikëpyetjet mbi raportin mes protestës dhe opozitës zyrtare, sidomos në një kohë kur vetë protestuesit kanë përsëritur shpesh thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”.
Ironia është se një protestë që nisi duke refuzuar klasën e vjetër politike por edhe partitë e reja, po sheh gjithnjë e më shumë figura të PD-së që marrin mikrofonin, flasin në emër të saj dhe përpiqen të orientohen si pjesë e drejtimit të saj politik.
Kjo prani e shtuar e përfaqësuesve demokratë rrezikon të ushqejë perceptimin se protesta po largohet nga karakteri i saj qytetar dhe po afrohet drejt kapjes nga strukturat e opozitës zyrtare.
Berrisha ne burge eshte per te genjyere qorrat.. Eshte proteste PD
E vertete tani protesten e ka marre ne dore PD
Ktij protestusit berishjan duhet mi shkerdhye ate qe i ka bere koken……habitem pse i liron prokuroria keta bandit te hezbollahut
Habitem qe se paska mare Jorida Tabakun ne podium kur foli.
Mbas ksaj proteste eshte plaku mere. Tregon niveli i atyre qe flasin. Asnji nuk din me i bashkua dy fjale.