Protesta në bulevard/ Roland Bejko: Liberalët e protestës janë kundër arkivolit, dhunës apo maskave

5 Korrik 2026, 19:58Politika TEMA
Protesta në bulevard/ Roland Bejko: Liberalët e protestës

Analisti Roland Bejko e ka cilësuar protestën e fundit si të pazakontë, duke theksuar se ajo ndryshon ndjeshëm nga protestat e mëparshme, si ajo kundër armëve kimike, për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe mungesës së një objektivi të vetëm.

Bejko u ndal edhe te qëndrimi i faktorit ndërkombëtar, duke vlerësuar se deri më tani nuk ka pasur një mbështetje të qartë për protestuesit.

Duke komentuar elementët që shoqëruan protestën, ai tha se një pjesë e mirë e pjesëmarrësve me bindje liberale ishin kundër përdorimit të arkivolit simbolik, dhunës dhe maskave.

“ Këto janë protesta të pazakonta. Te protesta e armëve kimike kishim një objektiv të caktuar. Fokusi ishte i përqendruar aty, nuk kishte kaq kakofoni. Nuk kërkohej dorëheqja e kryeministrit, sot kërkesat janë të një dimensioni tjetër, të dy protestat janë plurale, te kjo është plural edhe në kërkesa. Kërkohet largimi i klasës së vjetër politike, krijohet një ngërç që nuk është aq kushtetues. Fakti ndërkombëtar ka qëndruar vetëm te deklaratat e bukura dhe mesazhet për mjedisin, por nuk kanë dalë në mbështetje të plotë. Protestuesve ose u duhet një mbështetje nga ndërkombëtarët, ose ndërkombëtarët e kanë ndarë mendjen.

Askush nga ne nuk uron që në Sheshin Skënderbej të ngrihet gijotina, sot kërkohet që kryeministri ose t’i konsiderojë kërkesat ose të japë dorëheqjen. Një pjesë e mirë reformuese e protestës, me liberalët, ishin kundër arkivolit, dhunës apo maskave. Ajo është një protestë që mbahet në unitetin e të kundërtave.”   / abcnews.al /

4 Komente

  1. N
    Nuki

    Po mire o land, ti mos e mbaj arkivolin. Nuk te detyron njeri

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati i vërtet

      Z. Bejko respekt për Ju! Protestën tani e kapi dhe po e udhëheq e frymëzon Sali Berisha. S’ka si të ndodh ndryshe. Kjo është filozofia e Berishës . Dhunë, thirrje për vrasje, gjak, zjarr, shkatërrim, përmbysje… Saliu ndihet mirë mbi gërmadha… Ju e njihni më mirë si shumë të tjerë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisti

        Dhuna, maskat dhe arkivoli jane te inskenuara nga agjentet e infiltruar te Rames ne proteste.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          O Bejlo ju spo rezoni dot nje kriminel te damkosur saliun doni te dilni se jeni liberal .A e kuptoni se populli nuk ju do ? RAMA nuk dorhiqet se e do populli .Ju lehni gjith diten si qente e rruges .Mblidheni mendjen qeveria rezohet me vote dhe jo me fjale , nuk ja u ploteson populli teken tuaj .Me keto qe po beni u groposet fare .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje