Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, ka reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më pare në bulevard me pjesëmarrjen e Diasporës, duke e cilësuar atë një ngjarje të turpshme dhe duke kritikuar aktet e dhunës dhe simbolikat e përdorura gjatë tubimit.
Sipas Gjuzit, protesta u shoqërua me një përzierje kërkesash dhe me veprime që nuk përfaqësojnë shqetësimet reale të qytetarëve.
Deputetja socialiste u ndal edhe te vendosja e një arkëmorti në bulevard gjatë protestës, duke e konsideruar atë të papranueshme.
Ajo shtoi se skena të tilla e kthejnë vendin “vite dritë pas” dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
“Është bërë një çorbë dhe përzierje dhe më vjen keq për ata që kanë qenë të shqetësuar për probleme. Për ato që kërkohen me dhunë dhe pamjet e shëmtuara, një grup njerëzish po kërkojnë ta kthejnë Shqipërinë shumë vite pas. Kjo e djeshmja ishte e turpshme. Arkëmorti në bulevard është e turpshme të mendosh që një Shqipëri në dyert e BE-së ndodhet para këtij skenari, aq më tepër në traditën dhe kulturën e çdo shqiptari.
Nuk e quaj dot simbolikë, vdekja simbolike duhet të jetë vetëm përmes kutive të votimit, nëse e doni të vdekur politikisht duhet ta bëni përmes mekanizmave legjitimë. Duket vite dritë pas dhe është i dëmshëm. Një protestë e sinqertë të kthehet 30 vjet pas është e trishtueshme. Duhen marrë masat, sepse nuk mund të ndodhë kjo në një Shqipëri të 12 milionë turistëve.”
Me votat qe i vjedh ti me sistemin tend moj hajdute e peshtire!
Non grata pregadit arkmortet sepse kerkon te dij masen e tij dhe si duket kure zoti ta marrin……ky bandi cdo e keqe qe i ka ardhe vendit ky terrorist eshte pas cdo ngjarje
PD tregoje fytyren e vertete . Kjo eshte protest e PD fillimisht e kamufluar duke perdorur thirrje Berrisha ne burge , Rama ne burge...per te treguar qe mbas protestes nuk qendrone PD, per te genjyere naïvet qe ti bashkoheshin....por u kuptua. Nuk munde te thoshe Preç Zogaj kundershtar i PD . Nuk munde te thoshe Shkullaku kundershtar i PD. Nuk munde te thoshe Fatos Lubonja kundershtar i PD. 'jk munde te thoshe Shpend Gashi kundershtar i PD Mehdi Malko, Pilinçi Sazan Gurri , Alfred Çako ,Genc Burrimi Robert Kaka Papa, Romeo Kari.....ka shume...
Ç'e ka këtë surrat kjo si shollë