“Gent Progni takohet me Flamur Nokën”/ Avokati Beqiri: Një pjesë e protestuesve kryesorë paguhen nga PD

5 Korrik 2026, 09:20Politika TEMA
“Gent Progni takohet me Flamur Nokën”/ Avokati Beqiri: Një

Avokati Idajet Beqiri thotë se një ndër organizatorët e protestave para Kryeministrisë, Gent Progni, i cili është arrestuar për dhunën ndaj deputetëve para Kuvendit, është takuar me Flamur Nokën në makinë e këtij të fundit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Progni ka qenë në makinën e Nokës, para se të shkonte në protestë, para hotel Rognerit.

Beqiri deklaroi se një pjesë e protestuesve kryesorë paguhen nga PD.

“Protesta lindi si një organizim i jashtëm, nga forca të caktuara, edhe shtetesh, të cilat nuk e duan Shqipërinë në BE, nuk duan që në Shqipëri të vijnë investime të mëdha. Saliu arriti që ta manipulojë protestën dhe e ka në dorë thuajse 100 përqind ai, e komandon ai. Thoni një fjalë thotë ai, edhe Berisha në burg, që të bëheni të besueshëm. Krerët e protestës, që marrin mikrofonin janë të Sali Berishës. Foli ai Gashi, babai im është Sali Berisha thotë. E pamë kush ishin sot të tjerët, doli ai Ndregjoni. Doli ai Malka, po dihet që është njeri që jep kokën për Saliun.

Një ndër krerët e protestës, është i arrestuar, ai Progni. Para se të shkonte në protestë, shkonte takonte Flamur Nokën. Ishte me makinën e Nokës, 1 orë para protestës. Para Rognerit, ka një mori dëshmitarësh, e kanë parë me sytë e tyre, Progni në makinën e Flamur Nokës. Jo vetëm Genti, po një pjesë e mirë e tyre”, theksoi ai./abcnews.al

3 Komente

  1. R
    Rrugaçet e Berrishes

    Po e di dhe Pelikani kaçurrels qe jane te PD ku eshte problèmi .....jane humbes dhe do humbin me keq.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kafshēri jo e plotē

      Ështē logjike qē roja i siguris private ( jo vetēm nē Zvērnec) tē sillej me kultur dhe inteligjenc., zemērimi kuptohet, por nē momentin qē protesta fillestare ja arriti qēllimit, manovrimet e tjera mē pas ishin tē kota.Problemet qē kanē njerzit qeveria i din, por kjo situat e rēndē ekonomike ēshtē nē tē gjithē botēn, ndaj duhet tē jemi tē bashkuar për t'ja dalē mbanē, dhe jo unē e bēj mē mirē se ti detyrēn e kryeministrit. Shum shpejt njerzit japin pērfundimet, ku sejcili duhet tē reflektoj ndaj borxhit dhe tē ardhurat nē kētē ftihje kulete.Qeveria nuk detyroj askēnd qē ta sulmoj, ndaj s'ka shkak pēr t'ju kundērvēne.Efekti psikologjik te sejcili protestues pēr fitore tē mundshme nga pjesmarrja nē numēr nuk ēshtē e arrdhmja ku mbyll sytē dhe pēr magji gjithçka shndērohet sipas dēshire.

      Përgjigjjuni
      1. f
        firdan

        Në se gjykata vazhdon ti liroi këtë kriminel atëherë është e qartë se gjykatat bashkëpunojnë me krimin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje