Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë diel me një video, ku përgënjeshtron lajmet e publikuara në rrjetet sociale në lidhje me ekzistimin e një projekti dhe planin për ta zbatuar atë në Gjirin e Porto Palermos.
Një lajm të tillë e pati publikuar gazetari Klevin Muka, teksa Rama shprehet se vetë është angazhuar personalisht që në atë zonë të mos ketë asnjë ndërtim, duke e shpallur monument të natyrës.
“Këtu nuk kemi të bëjmë me një interpretim të mbrapshtë të këtij masterplani që mund të jetë real. Ka masterplane që mund të jenë reale në librin “Albanian Files” të cilat inkuizicioni i dështak-zemërakëve të kores së zezë të protestës, e ka kthyer në një akt-akuzë për mua.
Dhjetë prej arkitektëve të huaj janë nderuar me Nobel-in e arkitekturës. Këtu nderohen me një akt-akuzë. Janë masterplane të porositura nga subjekte private në troje privatë, që arkitektët kanë zgjedhur t’i vendosin në dosjen e tyre në libër në liri të plotë dhe disa prej tyre janë masterplane të papranuara nga Këshilli i Mbrojtjes së Territorit, provë që Këshilli nuk është fasadë, por institucion serioz.
Megjithatë, inkuizicioni i përdor këto si prova të aktakuzës për tradhtinë time kombëtare, shitjen e atdheut nga unë, gjithë të zezat që dështak-zemërakët m’i faturojnë mua, sepse duan të ngushëllojnë veten për falimentimin e tyre në mediokritet. Por ky agjitator i algoritmit, e ka bërë vetë me Chat GPT.
Kjo është fytyra e dezinformatorëve të paguar të opinionit publik, që e kanë humbur që të rinj pigmentin e zverdhjes dhe të skuqjes dhe që paguajnë urdhrat e kujtdo që i paguan mbi dhe nën dorë.
Ironia në këtë rast, që e zgjodha pasi kemi kthyer disa leje në atë zonë, është bërë edhe një batërdi me tituj pronësie të dhënë kuturu në kohën e copëtimit të madh të pronës në Shqipëri. Unë i kam kërkuar qeverisë të kërkojë mbrojtjen e komplet gjirit të Porto Palermos nga ndërtimet.
E kemi shpallur atë gji, monument të natyrës. Po mbyllim edhe projektin e muzeut të luftës së ftohtës dhe rehabilitimin për qëllime turistike të repartit bashkëngjitur. Jetojmë në kohë të vështirë për të vërtetën, por ky nuk është justifikim, por dhimbje për njerëz të sinqertë që helmohen në kanalet e dezinformimit”, tha Rama.
Po ku ke bese ti...! Po shyqyr qe te doli boja, dhe nuk te beson me as Linda. Kot lodhesh e kot flet. Ke hyre ne koshin e plerave te historise.
I ha trapin.
Strategjia e pd dezinformimi i publikut per te marre pushtetin si ne 92.Shpif shpif se dicka do te ngelet por sot demaskohet menjehere.
Edhe ???? mik. Jetë e shëndet.
Po mor si shendetsia falas, uji 24 ore, ulja e t.v.sh per buken, vezen, qumeshtin, reformimi i administrates, heqja e tepsise se si the vete e doje per vete, inceneratoret qe na shpetuan nga plehrat, krimi qe i ke kallur friken e nuk di ku te futet (rrine te zyra jote tani), zgjedhjet ne PS qe jane harruar si koncept, na bere deputet Noken, Zeqinene, Saren ...etj intelektuale te shqyer, e kush e di sa te mira na premtove dhe e ndrite! Ik o Rame se na je neveritur. Asgjekundi nuk e con dot kete vend ti, por hapi krahun ndonje te riu se more PS e shqiptaret ne qafe. Ka rrezik do na kthesh prape Salen ne pushtet, si na e ktheu Tos pijaneci ne 2005.
Po keshtu e ke filluar gjithmone o karagjoz! I shpall "Monument Natyre" ne rastin e lakmive ne bregdet apo dhe ne mal, i shpall "monument kulture" godina apo objekte neper qytete, i shpall "zona te mbrojtura" teritore te tera pikante, dhe mbasi i ke siguruar qe nuk i prek kush, fillon nje e nga nje jua heq mbrojten dhe jua jep per "zhvillim" oligarkeve te tu, te gjithe vendas! Pastaj tek tuk, kur behet bloze, gjen ndonje "investitor te huaj te kamur" per te bere rolin e prestanome, por ne fakt investimet jane po te oligarkeve te tu, por kesaj radhe te fshehur mbas prestanomit arab apo Izraelit, apo amerikan.