Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Krahës, plagosen 4 persona

5 Korrik 2026, 09:30Kronika TEMA
Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Krahës, plagosen 4

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë-Krahës, në vendin e quajtur "Mogila".

Sipas policisë, rreth orës 06:30, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. Ç., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me një taksi që drejtohej nga K. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes u dëmtuan drejtuesi i taksisë dhe tre pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku po marrin mjekim dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit

Lini një Përgjigje