Protesta para Kuvendit/ 21 personat e arrestuar dalin sot para Gjykatës së Tiranës, paralajmërohet protestë gjatë seancë

5 Korrik 2026, 08:10Kronika TEMA
Protesta para Kuvendit/ 21 personat e arrestuar dalin sot para Gjykatës

21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut të mbajtur para Kuvendin, do të dalin sot në orën 09:30 para Gjyatës së Tiranës për vlerësimin e arresit në flagrancë.

Protestuesit dhe Grupi Koordinues kanë lajmëruar se do të mblidhen në protestë para gjykatës ndërsa zhvillohet seanca.

Revoltën për arrestimin e 21 qytetetarëve, protestuesit e shprehën me dhunë në protestën e djeshme kombëtare që u zhvillua në kryeqytet. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan si zakonisht rrugëve të kryeqytetit, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen protestuesit e arrestuar.

Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat. Madje ata arritën të shqyejnë edhe derën dhe disa depërtuan brenda dhomës së pritjes.

Protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

3 Komente

  1. U
    Udha e shkronjave

    Duhet tē dēnohen me burg.Mbrēmē gjatē protestēs kishte prej disa atyre qē donin tē futeshin nē kryeministri me forcē, ndaj ligji duhet tē veproj pēr kētē turmē anti amerikane, anti shqiptare dhe e rrezikshme.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lum lumani

      Mbrapa ketyre qelbanikve protestues qendron krimineli me damke Nongrada Sali Berisha dhe prapa Saliut qendron mbrojtesi i tij i flakte Altin Dumani .

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koke Patate me flamure haaaa

        Pisa te dale nga shpellat e veriut , flamurin perse e mbani .....ju jeni antishqiptar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje