Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit

4 Korrik 2026, 15:35Kronika TEMA
Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i tij është dhunuar.

Përmes një reagimi publik, Lamallari tha se menjëherë pas deklaratave të bëra publike ka kërkuar informacion nga Policia e Shtetit, e cila, sipas tij, i ka bërë me dije se pretendimet janë “totalisht të pabaza dhe të pavërteta”.

Ministri bëri të ditur se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimet për rastin, duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm.

Sipas Lamallarit, edhe Avokati i Popullit, i cili ka vepruar në mënyrë të pavarur duke vizituar të ndaluarit për të verifikuar pretendimet për dhunë, nuk ka konstatuar shkelje të kësaj natyre.

Ai paralajmëroi se, nëse edhe AMP-ja arrin në të njëjtin përfundim, Policia e Shtetit do të referojë çështjen në Prokurori ndaj deklaruesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si edhe do të kërkojë shqyrtimin e rastit në Dhomën Kombëtare të Avokatisë për përgjegjësi etike dhe profesionale të avokatit.

3 Komente

  1. S
    Sass

    Pse mos te merret zvarr dhe acokat i ben genjshtra te tilla…… ky avokat don dru po dru

    Përgjigjjuni
    1. X
      XY

      Epilepsia eshte semundje mendore e pakontrollushme nga personi qe e vuan ate ; por se kjo kerkon domosdoshmerisht ndihmen e cdo kohshme ndaj te semurit nga stafi mjekesor si dhe familjaret e tij , pra jo burg apo "ndihme" policore.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Polic depresif

        Policia shtetit pērbēhet nga bij kurvash, heqin njerēz nga puna duke i komunikuar pronarit tē shoqēris tē dhēnat digjitale. Detyrojn qytetarēt tē emigrojn pēr shkelje tē vogla .Ministria brebdshme e do Shqipērin zero shqiptar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje