Detaje nga vrasja e Eglant Koçit: Në kompjuterat e Armand Shakajt u gjetën llogari kriptomonedhash, Koçi bënte konvertimin në para cash

4 Korrik 2026, 13:15Kronika TEMA
Detaje nga vrasja e Eglant Koçit: Në kompjuterat e Armand Shakajt u

Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Eglant Koçit, është forcuar pas analizimit të pajisjeve elektronike të sekuestruara në biznesin e Armand Shakajt.

Sipas burimeve për ABC News në kompjuterët e tij janë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari kriptomonedhash.

Pak ditë pas sekuestrimit është kryer ekzaminimi i kompjuterëve në Laboratorin Kriminalistik, ku ekspertët dhe burime nga grupi që po merret me zbardhjen e vrasjes thanë se ka prova që faktojnë se Eglant Koçi u vra nga shoku i tij për aktivitetin e kriptomonedhave, ku dyshohet se Koçi bënte konvertimin në para cash dhe transportin e parave.

Armand Shakaj vazhdon të jetë në kërkim për vrasjen e shokut të tij, Eglant Koçi, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një humnerë në Elbasan rreth 2 javë pas zhdukjes së tij.

Lini një Përgjigje