Një gazetare e re e Top News u sulmua nga një “grua” protestuese, ndërsa raportonte nga protesta . Arsyeja ishte se asaj gruas nuk i pëlqente Top Channel. Dy ditë më parë nga ajo tribunë ishte mallkuar Grida Duma dhe dy të ftuar të saj, të cilët nuk flasin që të pëlqehen nga gjithë shqiptarët, por vetëm nga ata që duan t’i besojnë. Mallkimi i tyre publik në atë shesh, çoi tek dhuna ndaj një reportereje të re të Top Channel që ka shumë mundësi të jetë dhe simpatizuese e protestës.
Agresiviteti me të cilin iu turr, më kujtoi një vajzë tjetër e cila duket që është trajnuar t’i heqë drojën vetes se mund ta marrin për të arratisur nga ndonjë klinikë, e cila ka disa ditë që ndjek deputetë të parlamentit, ndërsa hyjnë e dalin në Kuvend. Herë i fyen, herë i filmon duke i fyer, dhe pastaj duke i qëlluar me vezë dhe ndjehet krenare. Gjestin e saj e imiton dhe një grup më i gjerë që duket se kanë formuar një celulë të Vezëvendosjes në Tiranë.
Vite më parë këtë e pati aplikuar Vetëvendosje në Prishtinë. Ato vajzat e Vetëvendosjes, nuk linin vend të trupit pa futur gazin dhe vezët që të gjuanin Isa Mustafaën kur të hynte në sallë të Kuvendit apo duke ikur për shtëpi. Pastaj pati një episod kundërpërgjigjie, dhe bën sikur nuk kishte ndodhur gjë. Nuk e bën më atë marrëzi.
Vezëvendosja e Tiranës duket në delir nga ky zbatim i manualit të Vetëvendosjes së Prishtinë në Tiranë. Duke qenë se janë tek faqet e para të manualit ku flitet për “delegjitimimin” publik të armiqve, këta kanë krijuar një çetë linçuesish, të cilët dhunojnë deputetë që s’u pëlqejnë, gazetarë që s’u pëlqejnë, politikanë që s’u pëlqejnë apo figura publike dhe i kthejnë ata në objekt sulmesh.
Shikoja sot një video se si kjo vajza i fuste në fytyrë Erion Braçe telefonin duke e xhiruar me kamera ndërsa ai shkonte në zyrën e tij dhe i kërkonte llogari për gjithë botën. Erioni ishte nga ato ditët që ishte gdhirë mirë dhe qeshte, por mund të ishte dhe në ditët e tij të zakonshme që gdhihet me xhinde dhe mund t’ia hidhte telefonin në plehra.
E sulmuan barbarisht publicistin Ilir Demalia, dy banditë që e identifikuan si “njeri të shtetit”, dhe qindra komente të Vezëvendosjes uronin vdekjen e tij sa më parë. As në Palestinë nuk ka pas kaq miratim për sulmin ndaj Kullave Binjake në SHBA, sa miratohet unanimisht vdekja nga “Flamingot” e Vezëvendosjes në Tiranë.
I njëjti grup sulmoi aktorin e talentuar Gaz Paja, me legjendat urbane që shpikin vetë nëpër Tiranë, vetëm pse ai nuk është shfaqur në krah të tyre. Vonë mora vesh që dhe mua më kishte filmuar nga pas duke ikur nëpër rrugë në krah të protestuesve, por që quhesha fajtor që nuk isha në mes të tyre. E pashë një si burrë të parruar me leshra që e kisha përballë, por e uli telefonin ngaqë e pashë që po filmonte. Kur u shkëmbyem nisi të filmonte nga pas dhe aty kuptova që ishte grua. Pyeta dhe më thanë se e quanin Anisa Caka dhe me dhanë sqarime si ishte hallexhije dhe me këtë punë jeton. Nuk mu deshën gjithë ato sqarime edhe pse vlenin për të kuptuar se pas sjelljeve të tilla shpesh fshihen histori halexhinjsh pa dinjitet, që përdoren për qëllime politike në emer të "dinjitetit".
Unë kam së paku 35 vjet që punoj përditë si gazetar dhe nuk kam parë ndonjëherë ndonjë fushatë të tillë linçimi publik ndaj politikanëve dhe gazetarëve, apo personaliteteve publike si kjo e këtij grupit të Vezëvendosjes në Tiranë. Pak e ngjashme me këtë ka qenë situata me Komitetet e Shpëtimit Publik në vitin 1997, të cilët bënin lista për politikanë dhe gazetarë që duhehsin hequr qafe, por nuk është se bënin ndonjë kujdes ta mbanin fjalën. Kur i takoje, siç thoshte dhe Zani Caushi, si objektiv kishin “që duam të hamë, duam të pimë e duam të …”. Këta përveçse janë më banalë se Zani Caushi me shokë, janë dhe shoqërisht më të rrezikshëm pasi nuk e bëjnë këtë se duan të linçojnë disa deputetë apo politikanë që u dalin në rrugë. E bëjnë për të kundërtën. E bëjnë që dikush të reagojë ndaj tyre fizikisht dhe të krijojnë kauzë të re meqë revolucioni nuk mbahet pa viktima.
Është arritje e madhe që revolucioni ka mbërritur në këtë pikë, që të krijojë dhe njerëzit e gatshëm për vetëflijim të tij, disa duke menduar se në botën e përtejme ka 72 virgjëresha apo këto vajzat linçuese duke menduar se do ta shikojnë lapidarin e tyre në Instagram.
Por duhet të jenë të qart se Vezëvendosja është një klloçkë që nuk prodhon flamingo, por korba që duan kërma. Dhe Shqipëria nuk është gati të kthehet në kufomë për të ushqyer këtë racë injorantësh, dhunuesish perversë dhe kamikazësh, që duan të kthejnë kulturën e urrejtjes në një normalitet.
Tre jan factoret e ketij absurditi fashist, Saliu dhe Kurti bashkekryetar,banditet berishist te Spakut hyzmeqar.
????????????si gjithjnë!
Fantastik! Vezevendosja.. ????
Po si është aritur tu shplajnë trutë kaq rëndë. Me çfarë metodash dhe kush është mësuesi i tyre. Këto vajza janë shumë të çudiçme, duken sikur kan ardhur nga një planet tjetër.
Tani po qartesohet cdo gje. Protestuesit e ndershëm po përdoren keq, njësoj si këto llazoret që paguhen per te krijuar të tilla skena e te shpallen heroinat e Vezevendosjes, simotres se Vetvendosjes, njeriut me antishqiptar të të gjitha koherave,Albin Kurti. Skuth e i pa bese ku plehre politike e mbetje servisllave.Kujdes! Grupi organizator i protestës aktualisht ka rënë në dorë të një grupi të rrezikshëm, islamizmik radikal e terrorist te sponsorizuar nga jashte e brenda kundër interesave të shqiperise.Berishistet nga ana tjeter janë në aksion. Shqipëria vërtet nuk është për t'u shitur por as për të shkatërruar rendin kushtetues për te rene ne doren e ketyre mostrave.Shikojini keta me mjekra!Imagjino të bjerë shteti në duart e tyre. Shqiptare, Shqiperia vlen me shume se keta anonime qe hedhin gurin e fehehin doren. Institucionet e sigurisë kombëtare duhet të jenë ne lartesine e detyrës. Re të zeza po qëndrojne mbi Atdheun tonë.Mos u mashtroni edhe pse keni një mijë e një arsye të protestoni kundër kësaj qeveria te korruptuar por,Atdheu mbi të gjitha!Mos u bëni pa dashje preh e shkatërrimit të Shqipërisë.
E zëmë se nuk është Kurti, por metodat hanë të njëjta dhe nuk ka distancim nga dhuna me zë e figurë e kosovarëve të vetëvendosjes. Ka nevojë për më shumë njohuri? Ai mbase nuk vjedh, por ku keni prova se këtu vidhet? Apo të shpifim që të mbetet diçka?
Mendoj gjithmone: Kosova prej Ibrahim Rugoves- te Albin Kurti. Cfare regresi! Dikush mund te thote, po Kurti votohet nga shumica. Per mua shumica ka qene dhe eshte problemi i kesaj bote!
I mbështet më të gjitha mjetet news 24,zbatojnë urdhërat e Irfanit. Gjithë stafi i news 24 është në vijën e parë me këto licuesit nga ato gazetarë e marrin frymëzimin,ke Klodiana Lala,Osman Stafa, Kelvin Muka dhe shumë të tjerë mbas kuintave dhe para tyre. Por kur t'ju kthehen vezët dhe salca kokës plus domate të prishura të shikojme si do reagojnë. Se dhe durimi e ka një kufi,dikujt do t'i ngelin në dorë.
NERO OKEI ,PO PSE NUK SQARONI SE ATA QE JANE SHOQERUAR NE POLICI ,JANE NGA SHQIPERIA APO EDHE NGA KOQOVAR E MAQEDONIA E ALBINIT??????