Lëreni protestën të nxjerrë udhëheqësin e saj!

23 Qershor 2026, 18:07Editorial Mero Baze

 

Prezantimi i Dritan Goxhaj si përfaqësues i protestës në tubimin e së hënës, ka nxitur një sërë reagimesh politike kundër tij, kryesisht bazuar tek spekulimi rreth të qenit pjesë e UÇK-së, pikëpamjet e tij pro Hezbollahut të shfaqura publikisht muaj më parë dhe historitë me përpjekjen për të bllokuar Albcontrol-in në vitin 2021.

Reagimi politik vjen i gjithi nga qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, i cili ndjehet i lehtësuar që ka një personazh t’ua ilustrojë ndërhyrjen e Iranit e deri tek komandantët realë të UÇK-së, që natyrisht hedhin poshtë spekulimin për të ndarë meritat e veta me babin që ishte pjesë e shtabit politik të UÇK.

Këtu po teprohet me përkushtimin për të policuar protestën dhe për t’i gjetur një udhëheqës të mirë, që të mos ketë simpati për Iranin apo Hezbollahun, të mos gënjejë për UÇK apo të ketë sjellje të mira në punë. Nuk po merrem me faktet se shumica e tyre janë publike, por kjo nuk është punë e qeverisë. Kjo është punë e protestës. Protestuesit në shesh e kanë pranuar Dritan Goxhaj si përfaqësues. Madje pas gjithë kësaj breshërie sulmesh duket se janë plotësisht dakord ta kenë atë udhëheqës.

Dhe në një farë mënyre qeveria i ka dhënë atij me dhunë statusin e udhëheqësit të protestës.

Në demokraci kundërshtari nuk zgjidhet, por mundet. Qeveria nuk ka pse zgjedh udhëheqësin e protestës, duke dhënë identikitin e tij që duhet të jetë doemos pro-evropian, pro-SHBA, i pakërkuar nga Haga, të mos jetë non grata në SHBA, Evropë apo Britani të Madhe etj. Këto janë vese shoqërish jo të lira. Në një Shqipëri të lirë opozita zgjedh vetë udhëheqësin e saj, protesta zgjedh vetë liderin dhe arsyet përse proteston, dhe qeveria shikon punën e saj duke qeverisur vendin dhe duke mundur kundërshtarët në zgjedhje.

Në propagandë nuk ia vlen t’i mundësh edhe sikur të kesh të drejtë. E kuptoj Bardhyl Mahmuti që ka qenë drejtues i lartë politik i UÇK-së, dhe i pari që ka vendosur kontaktet e UÇK me SHBA më 1998, që bëhet nervoz kur Dritan Goxhaj thotë se ka qenë “koordinator” i UÇK me SHBA në Tiranë gjatë luftës. Çdo kush që e njeh sado pak historinë e luftës së 1999 vë buzën në gaz kur dëgjon gjëra të tilla. Thjesht i është dashur ajo histori të fillonte punë në Kosovë pas luftës dhe kjo është nga ato “gënjeshtrat e bardha” të kalamajve që nuk prishin punë. Por edhe sikur të thoshte të vërtetën, nuk është se kishte ndonjë pengesë të bëhej udhëheqës i protestës. Në atë protestë mund të bëhet udhëheqës edhe dikush që ka lindur në vitin 1999.

Nuk e kuptoj përse duhet t’i gjejmë protestës një udhëheqës siç e duam ne që nuk jemi dakord me protestën. Protesta ka fytyrën e vet, fuqinë e vet, objektivat e veta dhe udhëheqësit e vet. Edhe ajo si populli meriton udhëheqësin që ka. Mjafton që atë ta caktojë vetë. Jo ta ndihmojmë ne me vërejtje se si duhet të jetë.

Dhe nuk e kam hallin se protestuesit dëgjojnë Edi Rama apo lexojnë gazetën Tema dhe e heqin. Kam frikë se pas kësaj fushate, mendojnë vërtet se ky “ka tmerruar Edi Ramën” dhe  kalojnë në fanatizëm siç bën Sali Berisha kur mbron Flamurin. Dhe ky do të jetë një dëm pervers për protestën, duke u ndikuar prej atyre që bëjnë sikur sulmojnë identikitin, që duan përballë.

3 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!

    Ne kohen kur pati nje bum teoria e "ngrohjes globale" , filluan te beheshin studime te pafundme per ndikimin e gjerave te ndryshme ne ngrohjen globale , studime qe thithnin shume leke......Ishte nje biolog qe sapo kishte perfunduar detajet e nje studimi mbi jeten e ketrave. Por asnje organizem nuk po i jepte financim ...U mendua sa u mendua dhe vendosi qe ta ndryshonte studimin e tij ne " Ndikimi i ketrave ne ngrohjen globale"......pas kesaj vershuan leket edhe per te !!!!!.........................sot mund te perfitosh para si gazetar nese kthen ne artikuj teorite e perditshme halucinante te funderrines Pallosh !!!!! Kete po ben edhe Mero !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Money For Nothing !!!!!!

      Ne filmin e Charlie Chaplin , "The Great Dictator" , eshte nje skene shume e bukur ku ai ka nje tullumbace ku eshte pikturuar rruzulli tokesor , dhe Charlie luan e hedh e pret , e perfshin me krahe , duket sikur e ka cdo gje ne dore , nen zoterim..........por befas tullumbacja cahet......keshtu do te ndodhe edhe me Palloshin qe mendon se e ka nen sundim Shqiperine !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pejani

        Ky Goxhaj thotë se ka qenë shoqërues I Misionit Amerikan në Kosovë, në vitin 1999. Dhe me këtë përligj pjesëmarrjen në luftën e Kosovës.......... . Por pyetja që shtrohet është: - Kur hyri misioni Ushtarak Amerikan në Kosovë? Hyri në korrik 1999, kur ushtria serbe u largua nga Kosova dhe Kosova ishte çliruar....... . Me kë luftoi Dritan Goxhaj.?..... . E saktë është ajo që thotë Mero. Ai shkoi në Kosovë për tu punësuar. Apo nuk kishin rroga të mira, si ai, si Lul Basha dhe Argita Berisha.........

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje