Mandati i Neomalsores, është fitorja e parë politike e protestës

16 Qershor 2026, 20:52Editorial Mero Baze

 

Socialistët janë përpjekur të mos debatojnë rreth largimit të Marjan Koçekut, si deputete e Shkodrës. Përveç disa reagimeve spontane që i kërkojnë asaj të kthejë mandatin tek Partia Socialiste, nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar. Marjana me sa duket ka pritur më shumë reagime dhe sidomos ka pritur reagim zyrtar nga Partia Socialiste dhe meqë ai po vonon, ajo ka filluar t'i përgjigjet çdo kujt që shkruan për të.

Përveç përparimeve gjuhësore që janë të dukshme në statuset e saj në rrjete sociale në favor të normës letrare dhe jo aq nëndialektore sa është përpjekur të jetë kur ishte deputete e PS, ajo ka dhe një përparim politik duke treguar ambiciet e saj për zgjedhje të parakohshme dhe për kandidimin e saj të mundshëm në Tiranë.

Ky është suksesi i parë politik i protestës.

Deri tani protesta ka prodhuar lajme ndërkombëtare të cilat në fakt më shumë i ka prodhuar familja Trump se sa protesta. Ka prodhuar dhe një protestë të bukur mbrëmjeve në Tiranë dhe një marshim të shëmtuar natën nëpër rrugët e Tiranës, por që nuk duket për sytë e publikut.

Por i vetmi produkt politik është dorëheqja e Marjanës. Nuk ka rëndësi nëse Marjana ka qenë e mërzitur me Partinë Socialiste, ka pasur halle të veta apo thjesht i ka ngjitur protesta. Ajo ka bërë një gjest politik të nxitur nga protesta dhe është trofeu i parë politik i protestës.

Përpjekja e Berishës për ta rreshtuar në taborrin e vet duke i kërkuar të marrë dhe 12 shoqe dhe shokë e të rrëzojnë Ramën, tregon se sa e pafuqishme është opozita zyrtare kundër qeverisë, pasi gjithë shpresat i ka tek dezertimi. Berisha e bën këtë se e kupton që Marjana është produkt politik i protestës, është një trofe i saj dhe kërkon t'ia marrë atë protestës e ta vërë në funksion të hallit të tij.

Fakti që drejtuesit e protestës apo organizatorët e saj, që nuk e di kush janë ende, nuk e thërrasin Marjanën dhe ende nuk i gëzohen asaj si sukses i parë i tyre, flet shumë për komplekset e tyre dhe për faktin që nuk duan t'ia njohin vetes as suksesin e tyre.

Ndoshta Marjana nuk do të shkojë në shesh e ndoshta as ka nevojë që ata të festojnë, por fakti që më shumë dyshime ngrihen nga bulevardi se sa nga selia rozë për Marjanën, tregon shumë për stofin jo politik të udhëheqësve të protestës.

Apo më keq, për parcelizimin e protestës sipas tarafëve politikë që kanë futur hundët aty. Protesta e ka vlerën kur prodhon politikë përtej klaneve brenda saj dhe produkti i parë politik i tyre është dorëheqja e një deputeteje të shumicës në pushtet. Nuk është se kjo e rrezikon shumicën, pasi socialistët e kanë problemin me ata që afrohen, jo me ata që u ikin. Protesta ka nevojë të festojë për ata që i ofrohen.

11 Komente

  1. L
    Luani

    Shkurte neomalesorja eshte vari hejber

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!

      Marjana iku nga PS , duke humbur krahet e ngrohta , mbeshtetjen e partise dhe Palloshit , perfitimet qe mund te kishte nga grupi....por u deklarua e pavarur , madje beri thirrje hajde shpallim zgjedhje te parakohshme dhe matim forcat , dhe u rreshtua ne kauzen e protestuesve ....por nuk u rreshtua ne krah te ndonje partie apo kryetari tjeter te politikes se vjeter per "perfitime me te medha"......kjo eshte 100% ndryshe nga "ndonje gazetar me iniciale M.B" , i cili perfitoi sa deshi si zagar prane nje politikani , dhe pastaj per ca perfitime me shume u hodh si zagar ne oborrin e ndonje politikani tjeter.....dhe ky gazetar duhet te heshte kur bie fjala per Marianen !!!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexues i Gazetes TEMA

        I gjeni nje pallosh ketij Dire Straits !!!! se mbeti duke kerkuar

        Përgjigjjuni
      2. Y
        YMERIT I MBANË GOJA ERË MUTI# Ab

        YMER IK FUTJA KARIN NË BYTH FRRYK ÇYPIT DHE IDAJET BYTHQIRIT SE JANË BËRE KAPS

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demo Krati

          E çuditshme që në protestë kishte parrulla të shkruajtura kundër largimit të Marjanës nga PS.....

          Përgjigjjuni
          1. v
            vlonjat

            Mero ,se pari ,shprehja popullore"moj kasolle ,ku na mblodhe " mund te perdoret edhe nga protestuesit edhe nga maxhoranca edhe nga opozita dhe shpjegon shumëçka brenda tyre per situatat e tanishme. Se dyti ,Marjana duhet te kandidoje patjeter per Tiranen ne 2027 ,megjithe kecin e saj ,por ama duhet te perdori sloganin bio " beeeee ,beeee,meeeee,mheeeee."

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cfurku

              Vlonjati, me këto blegërimat në fund të komentit më kujtove këngën labe.~~~~ Thua ta kemi marre ison labe nga kecrit?!!

              Përgjigjjuni
            2. H
              Ha mero o mut

              O mero ha mero (ha mut dmth)

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari

                Kush do te vere nje bast qe nese kesaj Cuces i hiqet mandati apo nuk fiton ne zgjedhjet e tjera ajo do te shkoj emiagrante me letra ne Evrope dhe atje do te gjej pune ne ndonje institut apo univesitet?

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Va

                  Proteste e madhe sot mbasdite, me e madhja deri tani. Dil e thuaj ndonje llaf, o Mero djali.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lala

                    Mero me kete artikull e paske menderos fare hajd noten

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje

                    Blog Tema