Ka një mënyrë që të mbash protestën gjallë dhe ta motivosh atë duke folur për pasojat e saj. Edi Rama po përpiqet ta bëjë këtë me shpresë se duke i sqaruar se çfarë po bëjnë, ata do të reflektojnë dhe do kalojnë nga një protestë parapolitike, në një protestë vetëm politike kundër tij. Ashtu siç ai i do. Kjo ua shton më shumë inatin për të qenë parapolitikë.
Shoqëria nga ana tjetër çdo ditë zien duke u përpjekur të kuptojë për çfarë nuk janë përfillur këta njerëz dhe po kuvendon me ta me shpresë që t'i ketë një ditë në krye të vendit.
Dhe kështu përditë protesta është një debat në distancë mes atyre që e duan dhe nuk e duan protestën, duke na treguar se çfarë nuk duan ata.
Dhe çfarë nuk duan protestuesit deri tani?
Kur u thua atyre se protesta ka pasoja të dëmshme mbi operatorët e turizmit, ata të tregojnë disa turistë kalimtarë që marrin pjesë në protestë dhe madje japin dhe intervista. Ata që refuzojnë të nisen dhe anulojnë udhëtimet natyrisht s'kanë ku flasin.
Kur i sqaron për projektin e Zvërnecit dhe rëndësinë e tij, ata ndjehen të përfillur dhe e përjetojnë tani e tutje se lejen për t'u ndërtuar projekti duhet ta firmosin. Dhe natyrisht që janë kundër.
Kur u thua se po silleni si fashistë dhe trembni qytetarët që mendojnë ndryshe, ata fluturojnë nga gëzimi pasi ndjehen të pushtetshëm, madje ashtu si e përfytyrojnë ata pushtetin, të frikshëm, të pakundërshtueshëm dhe gojëmbyllës.
Kur u thua se po linçoni njerëz publikë që nuk janë dakord me ju, ata të tregojnë një listë me "personalitete" të kombit që janë dakord me ata dhe që zakonisht pozojnë para flamurit dhe presin të vijë dita e patriotëve të mëdhenj.
Kur iu thua që po linçoni bizneset duke shkulur gardhe dhe duke dhënë kushtrimin të shkatërroni çdo biznes që nuk doni se keni popullin "në shesh garant", ata ndjehen si partizanë më 1945 kur u sekuestronin pronat "kulakëve".
Kur u thua se po dëmtoni Shqipërinë duke paraqitur Edi Ramën me flamurin e Izraelit dhe duke e etiketuar si "çifut", ata ndjehen të zemëruar si dikur Hitleri me hebrenjtë dhe përjetojnë kënaqësinë e urrejtjes ndaj sionizmit.
Kur ju thua se po ktheheni në mish për top në betejën botërore kundër Donald Trumpit, ata ndjehen të gjithë si Xhorxh Sorosi, që e ka betejë të jetës me të.
Kur u thua se në protestë zemra organizative e saj është e Xhorxh Sorosit dhe rrjeti i OJF-ve që e organizon atë financohet legalisht prej tij, ata ndjehen të kompleksuar dhe bërtasin "Poshtë Xhorxh Sorosi", edhe pse çdo qindarkë e shpenzuar për infrastrukturën e protestës buron nga fondet e OJF-ve të tij. Por dhe ai njësoj si Berisha e pranon thirrjen "Rama në burg, Berisha në burg".
Kur shikojnë se një numër i madh blogeresh dhe këngëtaresh nuk janë më të financuara nga Bashkia dhe këta të Berishës u thonë se janë të Erion Veliajt, bërtasin në kor kundër Erion Veliajt, por blogeret dhe këngëtaret që i kanë pas masakruar muaj më parë si ushtare të Lalit, i duan.
Dhe kjo listë ndjesish mund të vazhdojë pa fund për të treguar se si po i përfill shoqëria të papërfillurit që kanë dalë në protestë. Problemi është se kur e kupton çfarë i kënaq, e kupton dhe se e vetmja mënyrë që t'i mbash në rrugë është të dukesh se po trembesh vërtet nga dëshirat e tyre. Dhe meqë është muaji i mjaltit i protestës, këtë po e bëjnë të gjithë.
Po bëjnë sikur u falet të jenë agresivë, sikur u falet të jenë linçues, u falet të jenë sorositë, sikur u falet të jenë mish për top kundër Trumpit, sikur u falet të jenë antisemitë, sikur u falet të jenë mercenarë të Albin Kurtit kundër Edi Ramës, sikur u falet të flasin broçkulla në tribunë, etj., etj., nën pretekstin se kanë qenë të përjashtuar nga e drejta për të pasur këto vese nën pushtetin e gjatë të Edi Ramës.
Kjo e drejtë i ka takuar vetëm pushtetit. Tani u takon dhe këtyre. Mos i këshilloni se çfarë duhet të bëjnë. Lerini të shijojeni lirinë duke kaluar mikrofonin dorë më dorë. Ky është armiku më i madh i kësaj proteste që nuk e ka askush në dorë ta ndalojë. As vet ata.
Po mire mo keta protestuesit trima qe do i q.n robt Rames e do fusin Berishen ne burg pse e fusin bishtin ne shale e sillen si mut i shkelur kur Berisha ju con grupin e zjarrit ne miting? Ku e kane trimerine keta cubat tani qe fjalimet e protestes i mbajne gazetaret Syrit te Zenit?
Kur sqaron shumë, është AUTOGOL. Kështu edhe Rama. Po i kruhet, pa ja kruajtur kush.
Mero , protesta eshte e pjerdhur tashmë ne syte e shumicës dërrmuese te qytetareve shqiptare dhe votuesve .Me gjithe perpjekjet e ekraneve te ndryshme per ti bere publicitet ,qytetaret dhe qytetaria nuk I afrohet klithmave dhe ulerimave qe degjohen atje. Ne fund te saj ,thjesht do blindoset pozicioni fitues I rames ne zgjedhjet e ardhshme dhe pozicioni I saliut si I vetmi lider I opozitës.
o Mero karvani ecen perpara, bujtinat jane plot te ardhurat e popullit jane 10 here me te medhaja se vjet, kurse keta te protestes jane ata qe ter jeten baballaret e tyre hanin fara luledielli dhe prisnin te kishin emrin ne bordero diku nga partit, keshtu eshte bem o bab te njgjaj
Pashe dje Flor Binaj qe duke mbajtur mikrofonin ne nje nje dor edhe me doren tjeter i binte gjoksit.. Kujtoja se bente rrolin e karagjozt por me te vertet ky eshte karagjozi qe njeher kalon nga Veliaj,njeher nga Edi, njeher nga Sala ,kurse kete here ka vendosur te behet me Marinin qe e ka zerin si femer..
Haaaaaaaa
Turmat janë pa tru, jepu lirinë kurrë pushtetin.
Haluçinacione o Mero. Haluçinacione! Ose përralla me mbret apo ëndrra me sy hapur këto që ke shkruar. Mbetesh si gjithmonë një qen që i shërben të zotit. Protestat do të vazhdojnë se njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga këto 36 shkërdhatokraci.
nuk u flet protestuesve edi rama. me shtypin ndërkombëtar e ka ai. pa vëmendje ndërkombëtare për 24 orë harrohet kjo protestë.
Po ndigjoja sot nje palaco me origjin nga Kosova qe dekleronte ne nje tv te koqovarve se kishte krijuar ushtri te armatosur per cliriuar Shqiperine, I thame ketij klyshit te haleve bane mire te clirosh pak ata qe ke te pragu I shtepise
Nuk ka bythe te clirojne askend kurvat e Albin Kurvit.Keta madje jane bashkepunetore te serbve. Ata qe clironin troje i kane te burgosur ne Hage.
I vetmi palaço,maskara dhe shpifës këtu je ti.
Mero! Je mendje ndritur, je gazetar i shkelqyer qe e do Shqiperine. Je edhe me i mençuri, dhe gjerat i di shume mire. Te lumte pena
Kjo turma e prtestuesve me njgjan si ajo miza pa koke