Nga Shpëtim Luku
Protestat po i afrohen javës së tretë që nga nisja e tyre dhe, paradoksalisht, personi më i dëshpëruar nga kjo situatë mund të mos jetë Edi Rama, ndaj të cilit adresohet kërkesa për dorëheqje. Më të shqetësuar se ai mund të jenë pikërisht Adriatik Lapaj dhe drejtues të tjerë të forcave të reja politike.
Këto protesta po shërbejnë si një pasqyrë e qartë e peshës reale që aktorët e rinj politikë kanë në aftësinë për të mobilizuar qytetarët. Për muaj të tërë, Lapaj qëndroi në bulevard, duke organizuar takime të përditshme dhe duke bërë thirrje për pjesëmarrje. Megjithatë, përgjigjja qytetare ishte mospërfillje totale. Pavarësisht se kjo këmbëngulje mund të interpretohet si idealizëm apo vendosmëri, ajo shërbeu edhe si konfirmim i një fakti të pakëndshëm: shumica e qytetarëve nuk u ndje e frymëzuar për të protestuar nën drejtimin dhe organizimin e tij.
Diçka e ngjashme mund të thuhet edhe për Arlind Qorrin. Në momentin kur në qendër të Tiranës nisi të ngrihej ajo që u quajt simbolikisht "Mali i Dajtit", ai u vu në krye të disa protestave, por ato mbetën të kufizuara në pjesëmarrje dhe pa ndikim të dukshëm në zhvillimet politike të vendit.
Sot ekziston ende paqartësi, por edhe një kureshtje e madhe, mbi organizatorët realë të protestave që kanë përfshirë Tiranën. Megjithatë, një gjë mund të thuhet me siguri: masa e madhe e njerëzve që po merr pjesë në to nuk duket se po vepron nën drejtimin e Lapajt, Qorrit, Agron Shehajt apo të ndonjë figure tjetër të partive të reja.
Arsyeja është e thjeshtë. Këta aktorë politikë e kanë testuar tashmë aftësinë e tyre mobilizuese në terren dhe rezultatet kanë qenë, deri më tani, të kufizuara. Impakti i tyre në elektoratin shqiptar ka ekzistuar, por në përmasa modeste, larg pretendimit për të përfaqësuar shumicën e pakënaqur.
Pikërisht për këtë arsye, protestat aktuale përbëjnë një sfidë të dyfishtë për Lapajn, Qorrin, Shehajn dhe forcat që ata drejtojnë. Nga njëra anë, ata nuk mund të pozicionohen kundër një lëvizjeje qytetare që artikulon pakënaqësinë ndaj qeverisë. Nga ana tjetër, ata e kuptojnë se, nëse kjo energji shoqërore arrin të strukturohet politikisht jashtë tyre, ajo mund të prodhojë një alternativë të re, duke i lënë ata vetë në periferi.
Në këtë kuptim duhet parë edhe qëndrimi i Adriatik Lapajt, kur ai kërkon që flamujt partiakë të mos jenë të pranishëm në protestë. Në pamje të parë, kjo mund të interpretohet si dëshmi e dëshirës për ta ruajtur protestën nga instrumentalizimi politik dhe për t'i garantuar asaj një shtrirje sa më të gjerë qytetare. Por mund të lexohet edhe ndryshe. Mund të lexohet si shprehje e frikës se një identifikim i qartë politik i protestës mund të çojë në lindjen e një subjekti të ri opozitar, jashtë kontrollit të partive ekzistuese.
Sepse, në mënyrë krejt të natyrshme, një kontingjent i madh protestues krijon nevojën për përfaqësim elektoral. Nëse kjo energji kanalizohet drejt krijimit të një opozite të re, perspektivat politike të partive të Lapajt, Qorrit dhe Shehajt do të errësoheshin edhe më tej. Madje, një zhvillim i tillë do të vinte në pikëpyetje edhe rolin e Partisë Demokratike si forca kryesore e opozitës zyrtare.
Për këtë arsye, sado protagonistë të përpiqen të shfaqen në raport me protestat, aq më të shqetësuar mund të jenë në planin e brendshëm. Sepse mbarëvajtja e protestës dhe interesi politik i partive të tyre nuk ecin domosdoshmërisht në të njëjtin drejtim. Sa më shumë të rritet mundësia që pakënaqësia qytetare të prodhojë një përfaqësim të ri politik, aq më shumë zbehen perspektivat e aktorëve që, deri dje, pretendonin se ishin vetë alternativa e re.
Protesta shoqēris civile me aktivistēt e saj Arben Kola ,Ilir Xhemalaj, dhe njē grua e deformuar nga fytyra, mund ti organizojn protestat brēnda stadiumit air albania kur tē mos ket ndedhje, gjatē botērorit.Sonte u pa Osman Stafa i news 24 qē i morri hakun tv dhe shpērnguljes sē zyrēs sē tijē.Foli pēr kancerin, ulçemin,kataraktin., ku po ta kishte Ramēn para syve do e kishte vrarē.Lapaj u tolerua 108 ditē para zyrēs sē Kryeministrit dhe protesta do shuhet pas 108 ditēve.Tani ka faj dhe Qeveria Rama pasi kjo protest ēshtē njē SPAK i ri, ku njė fshatar hodhi iden tē rethekojm SPAKU-n.Ka 20 vite qē Rama i PS-sē dinte shkeljet e Ilir Metēs dhe sē fundi u pa e arsyeshme te mbyllet ne kafaz.Ka 5 vite qē dinte shkeljet e lali Erit, tani sē fundi u pa e arsyeshme tē qēndroj nē Durrēs.Ka 25 vite qē din gjithçka duhet ditur pēr Berishēn dhe ende asgjē.
Mos u lodhni shume o Z.gazetare....... Nuk ka fuqi Lapanjozi. Kone Shehaj apo Arlind Qorri......... Apo dhe keta DESHTAKET E INATOSUR. si Fatos Lubonja. Arben Malaj. Sazan Guri. qe kane 30 vjet vetem lehin......... Keto protesta i organizon Al-Bin Tartakuti me koqevaret e Vetdhjerosjes dhe financim nga Serbia dhe Greqia