Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Methonit, në jugperëndim të Greqisë.Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve sizmologjike greke, lëkundjet janë ndjerë në disa zona të rajonit të Mesenisë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.
Tërmeti vjen vetëm pak ditë pasi Greqia u përfshi nga një seri lëkundjesh sizmike në rajone të ndryshme të vendit. Javën e kaluar, disa tërmete me magnitudë mbi 5 ballë u regjistruan në zonën e Evias, duke u ndjerë edhe në Athinë dhe duke mbajtur në alarm autoritetet greke. Ekspertët kanë bërë të ditur se po monitorojnë nga afër aktivitetin sizmik në vend, i cili konsiderohet një nga zonat më aktive sizmike në Europë.
Greqia ndodhet në një nga rajonet më të ekspozuara ndaj tërmeteve në Mesdhe, për shkak të pozicionit të saj në kufirin e pllakave tektonike. Për këtë arsye, lëkundje të tilla regjistrohen shpesh, megjithëse shumica e tyre nuk shkaktojnë pasoja të rën
Lini një Përgjigje