Qytetarët shqiptarë që kanë dalë në bulevard këto ditë, të mbështetur nga disa parti të vogla me thirrjen: "Opozita jemi ne" duhet të jenë pak më ambicioze.
Sepse energjia që po krijohet sot në shoqëri është shumë e madhe për t'u shpenzuar në një betejë për vendin e dytë.
Nëse objektivi i tyre është thjesht të zëvendësojnë opozitën tradicionale si forca e dytë politike, atëherë po i vendosin vetes një tavan para se të fillojë gara. Një lëvizje që lind nga revolta qytetare nuk mund të ketë si aspiratë maksimale të bëhet menaxhere e pakënaqësisë. Duhet të synojë pushtetin, jo rolin e spektatorit kritik.
Madje, këtu shfaqet edhe një kontradiktë e dukshme.
Nga njëra anë dëgjojmë thirrjen: "Opozita jemi ne". Nga ana tjetër dëgjojmë: "Koha juaj ka mbaruar!".
Por nëse koha e tyre ka mbaruar, atëherë nuk po flasim vetëm për opozitën e vjetër. Po flasim për të gjithë klasën politike që ka dominuar tranzicionin shqiptar. Dhe nëse është kështu, atëherë pretendimi nuk është më për vendin e dytë, por për vendin e parë.
Qytetarët nuk dalin në protestë për të ndërruar një opozitë me një tjetër. Ata dalin kur ndiejnë se sistemi nuk funksionon më. Kur kjo ndodh, kërkesa nuk është për rotacion brenda establishmentit, por për ndryshim të establishmentit.
Prandaj qytetarët dhe partitë e reja që janë prezent që nga dita e parë në protestë duhet të zgjedhin.
Ose janë një alternativë që synon të qeverisë Shqipërinë dhe të zëvendësojë të gjithë elitën e konsumuar politike, ose janë thjesht një variant i ri i opozitës së vjetër. Të dyja bashkë nuk mund të jenë.
Thirrja "Koha juaj ka mbaruar!" është një deklaratë pushteti. Ndërsa thirrja "Opozita jemi ne" është një deklaratë pozicioni.
Dhe kur një lëvizje politike ( protesta dhe partitë e reja) nuk e ka të qartë nëse po lufton për të fituar apo thjesht për të zëvendësuar humbësin, rrezikon që energjia e saj të tretet para se të arrijë objektivin.
Madje, këtu shfaqet edhe një kontradiktë e dukshme. Nga njëra anë dëgjojmë thirrjen: "Opozita jemi ne". Nga ana tjetër dëgjojmë: "Koha juaj ka mbaruar!".–thotë Stefa. _____________________ Shënim: Sa qënke lodhur për të bërë sofizma o Andi. Opozita jemi ne dmth që ata janë opozita e vërtetë dhe jo ajo e shitur e Saliut. Dhe normalisht një masë e madhe njerëzish që këkojnë largimin e Ramës janë opozitë, s'mund të quhen qeveri. Ata nuk janë si karagjoz Prof.Plilinçi që bën sikur është kryeministër e sikur ka krijuar qeverinë. Kështu që, Andi, mundohu që thuash ndonjë llaf për autokracinë e Ramës, kleptokracinë, largimin e qeverisë së korruptuar. Mos harxho kot kohë me e lagu s'e lagu.
I nderuar gazetar. Mos u mundo kot me analiza se ajo turmë nuk njeh të tilla gjëra. Më e bukura e kësaj gjullurdie është se në të njëjtën protestë ndodhen së bashku tri nga ato "opozitat" që duan të janë njëra tjetrën me dhëmbë. Ka siku të supozojmë se të dy partitë PD dhe PS, me vullnet të lirë shkrihen edhe si subjekte elektorale, çfarë do të ndodhë me këto tri partizat e vogla që bëjnë gam gam nga brenda protestës?
PO MORE , DON TE THOTE SE KETA PORDHTRESTUESIT MUND TA MARIN DIREKT PUSHTETIN PA KALUAR NE VOTIM.....E KAM THENE ME KOHE SE E KRUAN VEND E PA VEND.....