Punonjësi i Policisë i jep fund jetës në Tiranë, vetëvritet me armën e shërbimit në banesë

14 Qershor 2026, 10:35Kronika TEMA
Punonjësi i Policisë i jep fund jetës në Tiranë,

Një punonjës policie është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e Freskut në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:25, ku dyshohet se shtetasi me iniciale I. S., 30 vjeç, është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje