Humbi jetën një i mitur, Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

14 Qershor 2026, 11:10Kronika TEMA
Humbi jetën një i mitur, Gjykata e Gjirokastrës lë në

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë me arrest shtëpie Ermal Kokon, pronarin e pishinës GLOW, i arrestuar tre ditë më parë për ngjarjen në të cilën humbi jetën një 15-vjeçar.

Seanca është drejtuar nga gjyqtari Ervin Kore, i cili në fillim i dha fjalën prokurores së çështjes Nertila Miftaraj, e cila ka kërkuar që i arrestuari të hetohej nën masën arrest në burg.

Avokati Ben Pasho ka kërkuar masë më të lehtë. Ndërsa në fund gjyqtari ka dhënë masën e arrestit në shtëpi, duke lënë të lirë nga salla e gjyqit pronarin e pishinës.

Lini një Përgjigje