Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

13 Qershor 2026, 20:45Kronika TEMA
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e

Një autobus i një agjencie turistike ka devijuar nga rruga duke përfunduar në një kanal në zonën e Ishull-Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi po kthehej nga Shëngjini dhe për të shmangur trafikun, shoferi kishte zgjedhur të kalonte në një rrugë të ngushtë të zonës.

Në momentin e ngjarjes, një automjet tjetër po lëvizte përballë dhe në përpjekje për të shmangur përplasjen, shoferi i autobusit ka devijuar duke dalë nga rruga e duke përfunduar në kanal.

Fatmirësisht, në autobus nuk kishte pasagjerë, por vetëm pjesëtarë të stafit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë mjetit pa pësuar lëndime. Nga ngjarja janë shënuar vetëm dëme materiale.

Lini një Përgjigje