11 grabitje në pak ditë ‘tronditin’ Lezhën, zbulohet dyshja që hapte dyqanet natën

13 Qershor 2026, 13:08Kronika TEMA
11 grabitje në pak ditë ‘tronditin’ Lezhën, zbulohet

Një valë vjedhjesh që kishte krijuar shqetësim te bizneset në Lezhë është goditur nga Policia, e cila ka arritur të zbardhë 11 raste vjedhjesh të ndodhura brenda pak ditësh, raporton gazetari i Klan News Martin Marku.

Sipas të dhënave paraprake, hajdutët kishin vënë në ‘shënjestër’ kryesisht dyqane dhe njësi të ndryshme shërbimi, duke shkaktuar dëme materiale dhe pasiguri te pronarët e bizneseve. Një prej rasteve, mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, ku autorët hapin derën e dyqanit krejt qetësisht.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të provave dhe analizimit të pamjeve filmike, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar. Në pranga ka rënë një 21-vjeçar, ndërsa një 25-vjeçar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj autorëve të këtyre vjedhjeve, ndërsa zbardhja në kohë e 11 rasteve dëshmon reagimin e shpejtë dhe efikasitetin e Policisë në garantimin e rendit dhe sigurisë në qytet.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal dhe për të verifikuar përfshirjen e tyre në raste të tjera të mundshme.

2 Komente

  1. B
    Badolja

    O Martin si e kanë emrin apo i ke frikë

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Komshinjet e AGRON GJEK MUTIT E kane zanat vjedhjen

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje